Lajme
Nishani qetëson shqiptarët: Nuk gjeta skenar destabilizimi në letrën e Brahos
Më shumë se dy javë nga alarmi i Spartak Brahos për një skenar destabilizimi të vendit nga dyshja Tom Doshi e Dritan Prifti, presidenti Bujar Nishani deklaroi se nuk është i shqetësuar për sigurinë e vendit.
"Nuk shihja ndonjë element për t’u shqetësuar. I jam adresuar Prokurorit të Përgjithshëm, kreut të SHISH dhe pres ende një përgjigje prej tyre”,-deklaroi Nishani për emisionin "5 Pyetje nga Babaramo".
Stili i një diktatori. Kim Jong-Un, i adhuruar nga femrat në Korenë e Veriut
Diktatori koreanoverior nuk e fsheh luksin ku jeton. Por edhe dëshirën për t'u shfaqur si një gjë e rrallë mes popullit. Ka nje qeshje të rrezikshme te Kim Jong-Un, një lloj Joffrey Baratheon(Lannister) teksa shkrihet kështu si bir i përkëdhelur i popullit, apo si shfaqja më e lartë e libidos koreane.
Kjo është “transparenca.al”?!
Para dy ditësh deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, doli në një deklaratë për shtyp ku akuzonte qeverinë për korrupsion në tendera në Ministrinë e Arsimit. Siç u kuptua, halli i Boçit ishte që të përsëriste akuzën për tenderin e rikonstruksionit të godinës së OSHEE-së, me një vlerë 5.4 miliardë lekë, që i është dhënë Eurocol, kompania që sipas PD-së po ndërton vilën e Edi Ramës në Surrel. Tha Boçi ndër të tjera: “OSHEE ka vënë në shërbim të mikut të Edi Ramës, ndërtuesin e sarajeve të tij në Surrel, gati dyfishin e shumës që nevojitet për punën.
Ligj për vullnetarizmin. E propozon Blendi Klosi nën shembullin e Nënë Terezës
Sot është përkujtuar në rrugë qeveritare dita e lumturimit të Nënë Terezës, e cila nuk dihet se çfarë përfaqëson për shqiptarët jo katolikë. Kryeministri ka mbajtur një fjalë ku veç mburrjeve dhe lavdërimit për Nënë Terezën nuk ka thënë ndonjë gjë tjetër. Ndërkohë ministri i Çështjeve Sociale, Blendi Klosi është shfaqur shumë entuziast. Aq sa ka propozuar edhe një ligj për Vullnetarizmin. “Kur më mirë se sot, mund të bëjmë sadopak nga puna e kësaj gruaje të madhe, që e bëri të njohur vendin tonë në të gjithë botën, duke nisur së bashku punën për hartimin e ligjit të Vullnetarizmit?
Çamëria shtet më vete në Festivalin e Fëmijëve në Berat. Organizatorët prezantojnë një hartë të re të Ballkanit (Foto)
Dalldia nacionaliste po gjen shfaqje deri tek festivalet e fëmijëve që organizohen në Shqipëri nga autoritete lokale të institucioneve kulturore.
Në Berat u organizua së fundmi festivali Ballkanik i fëmijëve “Luajmë dhe vallëzojmë” që pati si nismëtar Qendrën Kulturore të Fëmijëve në Durrës. Motoja e këtij festivali ishte forcimi i miqësisë mes fëmijëve të Ballkanit, por edhe nxitja e ruajtja e traditave të brezit të ri.
Në të ishin ftuar të merrnin pjesë grupe fëmijësh nga Bullgaria, Kosova, Mali i Zi, Bosnje-Hercegovina, Turqia dhe Maqedonia.
Adele rishfaqet sërish, por vetëm për 30 sekonda
30 sekonda me një njoftim për një këngë dhe fansat në X Factor janë emocionuar shumë. Adele ka që në vitin 2012 që nuk shfaqet me një këngë të vetën.
Emigrantët janë ekonomikisht të domosdoshëm
Europa duket se ende nuk po di të përshtasë planifikimin me nevojat e veta. Ka kohë që në vendet kryesore flitet për krahun e punës, por edhe për investimet në burime njerëzore që përcaktojnë zhvillimin. Por këto parashtrime mbeten në kuadrin e konstatimeve dhe hasin në pengesa të mëdha, pasi atoo shkojnë kraha për karah me nevojën për imigrantë. Në një shkrim të vetin në “Deutsche Welle”, Richard Fuchs shkruan se imigrantët janë domosdoshmëri ekonomike, nëse Gjermania, si vendi kryesor i Europës, do të dojë të mbajë ritmin e zhvillimit që ka.
Paradokset e qeverisë. E jep me koncesion dhe investon 20 mln dollarë në Rrugën e Kombit
Ministria e Ekonomisë programon të investojë gjatë dy viteve në vijim të paktën edhe 21 milionë dollarë. Revista “Monitor” shkruan se programi i qeverisë për investime në këtë aks ngjan paradoksal, pasi Ministri i Transporteve ka lajmëruar se, do të firmosë kontratën e koncesionit për këtë rrugë gjatë këtij muaji.
KQZ, Zgurit dhe Jorgaqit u mbaron mandati. U ra shorti 3 vjeçar. A do t’i mbajnë PS e PR?
Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve do të rinovohet me dy emra që do zëvendësojnë Edlira Jorgaqin dhe Klement Zgurin, njofton GSH. Dy anëtarëve u mbaron mandati si pasojë e një mekanizmi “rinovues” të miratuar në 1 nëntor 2012. Pikërisht këtë datë, tre vjet më pas, u takon dy partive që i kanë propozuar ata, respektivisht Partisë Republikane dhe asaj Socialiste, që të propozojë në Kuvend dy emrat e rinj ose të njëjtët.
Letra e Haxhisë për djalin e Remzi Hoxhës: Babanë tënd e kanë hedhur në det
Izet Haxhia, ish-badiguardi i presidentit Berisha i arratisur në Turqi, ka reaguar sot në gazetën Dita, ku prononcohet sa herë ka diçka për të thënë. Haxhia ka shkruar një letër për djalin e Remzi Hoxhës, Ardian Hoxhën që po ndërmerr një nismë peticioni për zbardhjen e vendndodhjes së trupit të të atit. Haxhia shkruan se pasi humbi jetën nga torturat e njerëzve të SHIK-ut Sefgjini e Koldashi, trupi i Remzi Hoxhës është hedhur në det nga autorët. Duket se në këtë mënyrë çdo kërkim i mëtejshëm është i pamundur.