Lajme

Edhe Lindsay Lohan: “Në 2020-ën mund të kandidoj për presidente e SHBA”

Postuar në 20 Tetor, 2015 17:33

Pas Kanye West edhe Lindsay Lohan mendon që të kandidojë për në Shtëpinë e Bardhë në vitin 2020. Këtë e ka bërë të ditur vetë ajo përmes rrjeteve sociale ku thotë: “Në 2020-ën mund të kandidoj për presidencialet. Gjëja e parë që do bëja si presidente do merrja në kujdes fëmijët që buajnë anembanë botës”. Ide fisnike. Lohan ka pamje për politikë dhe natyrisht që Hollyëood është një pedan jo i keq për të kaluar në gardhin e vendimmarrësve. 

Belluci: Divat e vërteta janë Fëmijët

Postuar në 20 Tetor, 2015 17:22

Monica Belluci ndodhet në Romë me rastin e Festës së Kinemasë. Ajo ka marrë pjesë në një film së fundmi: “Ville-Marie di Guy Édoin” dhe ka disa sekuenca që debatohen. Por kur vjen puna te Belluci një gjë diskutohet mbi të gjitha: bukuria dhe pamja e saj. Mirëpo ja se çfarë thotë aktorja italiane që është e famshme sidomos për pamjen: “Ndiheni divë siç ju përshkruajnë? “Për mua divat e vërteta, yjet, janë fëmijët, sepse ata shkëlqejnë dhe ndriçojnë si yjet, janë gjithë dritë”. Mesa duket bukuria nuk mjafton.  E megjithatë Belluci mbetet Belluci, me shumë 'Malenë' brenda 

Prokuroria: Letra e Brahos nuk ka asnjë fakt... Megjithatë qëllimit ja arriti

Postuar në 20 Tetor, 2015 17:09

Sipas një burimi të TCH pranë Prokurorisë së Përgjithshme, Prokuroria e Tiranës nuk do të regjistrojë procedim penal për letrën e adresuar institucioneve nga kreu i Komisionit të Sigurisë Spartak Braho, në të cilën njoftonte se deputeti Tom Doshi dhe ish-ministri Dritan Prifti po tentonin të destabilizonin vendin.

Shqipëria nën kërcënimin e varfërisë ekstreme

Postuar në 20 Tetor, 2015 16:49

Shqipëria po përballet përditë e më shumë me realitetin e rënies ekonomike dhe varfërisë. Aspekte të trashëguara në ekonomi dhe në shoqëri, këto po shfaqen përherë e më shumë me forcë. Banka Botërore ka publikuar shifrat e varfërisë në Shqipëri nga të cilat rezulton se brenda periudhës 2008-2012, numri i personave nën minimum është trefishuar. “Sipas standardit ndërkombëtar, Banka klasifikon si  individë në varfëri ekstreme ata që jetojnë me më pak se 1.9 dollarë në ditë të shprehura sipas standardit të fuqisë blerëse.

“850 milionë lekë Safet Gjicit; 320 milionë Pjerin Ndreut; miliona Ilir Beqaj; 970 milionë kompania e Sadri Abazit”. Baltë?

Postuar në 20 Tetor, 2015 16:06

Damian Gjiknuri, ministër i Energjisë dhe Industrisë mori sot mbrojtjen publike të kryeministrit për akuzat e Kontrollit të Lartë të Shtetit për Marrëveshjen e Mirëkuptimit.  Menjëherë pas Edi Ramës, ka reaguar kryetari i opozitës, i cili me letër në dorë ka bërë të ditur se kush janë njerëzit afër kryeministrit që kanë përfituar para publike nga tenderat. “Çfarë bënë: 5 miliardë ia ka dhënë ndërtuesit të sarajeve të Edi Ramës, ka dy javë që nuk thotë asnjë fjalë, por e mohon edhe pse opozita e denoncon:

850 milionë lekë i janë dhënë Safet Gjicit.

Greqia thërret për ushtar shefin e kabinetit të ministrit Bushati, Pirro Vëngu (Foto)

Postuar në 20 Tetor, 2015 13:02

Diplomacia dhe ushtria ndonjëherë janë të pandara. Kështu ka ndodhur me shefin e kabinbetit të ministririt Bushati, Pirro Vëngu të cilit i ka ardhur thirrja për ushtar nga Greqia. Gazeta “Panorama” shkruan se  prej pak ditësh në zyrën e Vëngut ka mbërritur një thirrje e Ministrisë së Mbrojtjes të Greqisë që ai të kryejë shërbimin e detyrueshëm ushtarak.

E Rrallë / Qeveria hap konkursin për Kopshtet e Meditimit dhe Soditjes

Postuar në 20 Tetor, 2015 12:11

Do të quhen Kopshte Meditimi e Soditjeje përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”  të frymëzuara nga librat e shenjtë dhe bashkëjetesa fetare dhe do të emërtohen si Parku i Besimit të Tiranës. Pikërisht për këtë projekt qeveria shqiptare ka hapur konkursin në 15 shtator të këtij viti. Njoftimi është publikuar në  faqen e Atelier Albania ku përmes një shpjegimi të gjatë shpaloset e gjithë ideja e iniciuar nga kryeministri Rama:

Konkurs ndërkombëtar për projektim peisazhistik-thirrje për ide-projektimi.

Dikur ia thoshin të gjitha njëri-tjetrit. Pse u ndanë Ilir Meta dhe Dritan Prifti?

Postuar në 20 Tetor, 2015 10:40

Është shembulli i dy miqve "për kokë" që janë kthyer në armiq të betuar. I bashkoi interesi për të fituar pushtet dhe para përmes politikës duke e nisur bashkëpunimin aktiv me betejën kundër Fatos Nanos në vitin 2004. Madje janë të shumtë ata që ia atribuojnë idenë e krijimit të LSI-së Dritan Priftit. Ai fitoi shumë shpejt vendin e krahut të djathtë të Ilir Metës, i cili kishte ndikuar në vitin 2001 që Prifti të merrte postin e parë të rëndësishëm, atë të drejtorit të KESH-it.

Të huajt marrin në dorë kontrollin e pasurisë së gjyqtarëve dhe prokurorëve

Postuar në 20 Tetor, 2015 09:53

Të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët që janë aktualisht në detyrë do t’i nënshtrohen një verifikimi të imtësishëm të pasurisë dhe  lidhjeve të mundshme me krimin dhe performancës profesionale. Kështu do të konsiderohen të ligjshme vetëm të ardhurat për të cilat janë paguar taksa dhe tatime, ndërsa gjyqtarët dhe prokurorët që nuk do mund të justifikojnë pasurinë e tyre do të shkarkohen nga detyra.

Gazeta “Mapo” shkruan se për të bërë vlerësimin dhe rivlerësimin e gjyqtarëve, prokurorëve dhe këshilltarëve të tyre ligjorë do të krijohet Komisioni i Pavarur I Kualifikimit.

Hakeri kosovar, 3 vjet spiunazh kundër amerikanëve

Postuar në 20 Tetor, 2015 09:00

Hakeri kosovar Ardit Ferizi  i arrestuar me 14 tetor ne Malajzi kishte kryer prej tre vjetësh sulme kibernetike kundër institucioneve dhe kompanive në Shtetet e Bashkuara, Izrael, Serbi, Greqi, Ukrainë dhe vende të tjerë dhe ua kishte dorëzuar ato Shtetit Islamik.

Gazeta kosovare “Zëri” kanë publikuar dokumentin e hetuesve të FBI-së prej 22 faqesh, ku paraqitet aktivitetit i Ferizit si lideri i grupit Hakerat e Kosovës.

Ferizi ka mundur të përfitojë edhe para dhe mjete me vlerë nga individë dhe kompani amerikane, të hakeruara prej tij.

Pages

Subscribe to RSS - Lajme