“850 milionë lekë Safet Gjicit; 320 milionë Pjerin Ndreut; miliona Ilir Beqaj; 970 milionë kompania e Sadri Abazit”. Baltë?
Damian Gjiknuri, ministër i Energjisë dhe Industrisë mori sot mbrojtjen publike të kryeministrit për akuzat e Kontrollit të Lartë të Shtetit për Marrëveshjen e Mirëkuptimit. Menjëherë pas Edi Ramës, ka reaguar kryetari i opozitës, i cili me letër në dorë ka bërë të ditur se kush janë njerëzit afër kryeministrit që kanë përfituar para publike nga tenderat. “Çfarë bënë: 5 miliardë ia ka dhënë ndërtuesit të sarajeve të Edi Ramës, ka dy javë që nuk thotë asnjë fjalë, por e mohon edhe pse opozita e denoncon:
850 milionë lekë i janë dhënë Safet Gjicit.
320 milionë lekë i ka dhënë Pjerin Ndreut.
Miliona ka marrë kompania e Ilir Beqajt.
970 mln ka marrë kompania e Sadri Abazit, para gjaku dhe djerse dhënë pa tender e garë”, deklaroi Basha.
Baltë ndaj atyre që bëjnë reforma? Ku i dihet! Ndoshta.
Comments
Ne kete foto
Ne kete foto ka nje ngjashmeri te jashtezakonshme me Ducen.
Add new comment