Greqia thërret për ushtar shefin e kabinetit të ministrit Bushati, Pirro Vëngu (Foto)
Diplomacia dhe ushtria ndonjëherë janë të pandara. Kështu ka ndodhur me shefin e kabinbetit të ministririt Bushati, Pirro Vëngu të cilit i ka ardhur thirrja për ushtar nga Greqia. Gazeta “Panorama” shkruan se prej pak ditësh në zyrën e Vëngut ka mbërritur një thirrje e Ministrisë së Mbrojtjes të Greqisë që ai të kryejë shërbimin e detyrueshëm ushtarak.
Vëngu është rreth 25 vjeç dhe është I pajisur me pasaportë greke.Sipas ligjit të shtetit fqinj ky shërbim kryehet deri në moshën 40 vjeçare. Legjislacioni në Athinë parashikon kryerjen e shërbimit ushtarak për 18 muaj dhe prej tij mund të shmangen vetëm ata që kanë probleme shëndetësore. Pirro Vëngu është prej 2 vjetësh në detyrën e shefit të kabinetit të Ministrit të Jashtëm dhe ka për detyrë të kontrollojë dhe firmosë të gjitha shkresat që kalojnë nga drejtorët te Ministri.
Shefi i kabinetit, si pozicion, ka për detyrë të kontrollojë dhe kooordinojë axhendën e ministrit dhe të këshilltarëve të tij. Nuk dihet se çfarë vendimi do të marrë Vengu dhe a do të konsultohet për këtë fakt me ministrin e linjës, zotin Bushati.
Comments
paradokset shqiptare
Qenkan shteruar resurset humane te administrates publike qe emerojne 25 vjecare neper poste qe kerkojne maturi dhe pjekuri shume-vjecare?? Pra ndersa ne te gjithe boten perendimore ne postet perkatese vendosen persona sipas eksperiences dhe pergatitjes akademike, ne shqiperi mjafton te jesh militant + diplome e shkolles se larte + mik i forte per tu bere SHEF Kabineti. Nese e doni vertet rilindjen vendosni ne menyre meritokratike personat e duhur ne vendin e duhur qe te filloje te funksionoje aparati shteteror, perndryshe do te perfundoni si qeveria e meparshme dhe do te kemi serisht te njejtin cikel vicioz !!!!!!!!!!!!!!!
Nje hap i rendesishem
Nje hap i rendesishem drejt bashkimit te "Dy popujve miq" sic i quante Enver Gjirokastra. Nje pietje kishnjem une, pas bashkimit do te quhet Shqiperia e Madhe, apo Greqia e Madhe?
Add new comment