ministri Bushati
Greqia thërret për ushtar shefin e kabinetit të ministrit Bushati, Pirro Vëngu (Foto)
Diplomacia dhe ushtria ndonjëherë janë të pandara. Kështu ka ndodhur me shefin e kabinbetit të ministririt Bushati, Pirro Vëngu të cilit i ka ardhur thirrja për ushtar nga Greqia. Gazeta “Panorama” shkruan se prej pak ditësh në zyrën e Vëngut ka mbërritur një thirrje e Ministrisë së Mbrojtjes të Greqisë që ai të kryejë shërbimin e detyrueshëm ushtarak.
Gafa: Bushati kërkon të mbledhë bashkë ambasadorët arabë dhe Izraelin për të vënë rregull
Fakti që ministri i Jashtëm nuk e përgënjeshtroi pohimin e paraardhësit të tij Bumçi, nënkupton që ngjarja është e vërtetë. Ministria e Jashtme e Shqipërisë është autore e një gare diplomatike të ndodhur pak ditë më parë. Sipas Bumçit në komisionin e Jashtëm , “një skandal ka ndodhur në Ministrinë e Jashtme. Për t’i komunikuar qëndrimin tonë, janë thirrur në takim, në të njëjtën kohë dhe bashkërisht ambasadorët e vendeve arabe dhe ambasadori i Izraelit. Kjo është të mos njohësh ABC-në e diplomacisë që të thirren në takim të përbashkët Izraeli dhe Palestina.