E Rrallë / Qeveria hap konkursin për Kopshtet e Meditimit dhe Soditjes

Postuar në 20 Tetor, 2015 12:11

Do të quhen Kopshte Meditimi e Soditjeje përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”  të frymëzuara nga librat e shenjtë dhe bashkëjetesa fetare dhe do të emërtohen si Parku i Besimit të Tiranës. Pikërisht për këtë projekt qeveria shqiptare ka hapur konkursin në 15 shtator të këtij viti. Njoftimi është publikuar në  faqen e Atelier Albania ku përmes një shpjegimi të gjatë shpaloset e gjithë ideja e iniciuar nga kryeministri Rama:

Konkurs ndërkombëtar për projektim peisazhistik-thirrje për ide-projektimi.

Më datën 15 Shtator 2015, Atelier Albania, me kërkesë të Bashkisë Tiranë, Ministrisë së Zhvillimit Urban, Ministrisë së Kulturës dhe mandatuar nga Zyra e Kryeministrit, shpall një konkurs ndërkombëtar për projektim peisazhistik, frymëzuar nga vlera më fisnike ajo e harmonisë fetare, vlerë të cilën shqiptarët e ndajnë me njëri-tjetrin dhe botën, e fokusuar në hapësirat e hapura përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, duke u shpërndarë gjithandej në hapësirat publike kryesore të kryeqytetit.

Bulevardi përfshin hapësira të mundshme që mund të strehojnë një varg ndërhyrjesh në pejsazh, frymëzuar nga librat e shenjtë, por jo vetëm.

Qëllimi kryesor i këtij konkursi është përfitimi i projekt-ideve që do të transformojnë hapësirat lineare të hapura, si dhe xhepa të tjerë të gjelbër përgjatë bulevardit, në pasqyrime pejsazhistike, që simbolizojnë vlerat kulturore më fisnike, që shqiptarët transmetojnë nëpërmjet besimit, i cili nuk është i lidhur vetëm me harmoninë fetare, por gjithashtu dhe me harmoninë në përgjithësi. Kjo është një mundësi unike për të përmirësuar hapësirat publike qendrore të qytetit, përmes ndërhyrjeve në projektimin dhe konceptimin e pejsazhit, të cilat synojnë komfort shpirtëror dhe meditim.

 “Parku i Besimit”, i frymëzuar nga vlerat e përmendura në Shkrimet e Shenjta dhe nga harmonia fetare që ekziston në Shqipëri, sigurisht një vlerë e trashëguar ndër breza, synon gjetjen e një koncepti të ri të “të së përbashkëtës” dhe të “strehës”. Përmes shtresave të ndryshme të përjetimit, parku do të ofrojë hapësira jo vetëm për grupmosha, kombësi, fe dhe profesione të ndryshme, por gjithashtu do të ofrojë hapësira të atmosferave të ndryshme. Bazuar në vlerën e bashkëjetesës, do të krijohet një biodiversitet i ri urban dhe nga hapësirat publike të bulevardit dhe qytetit, do të lindë një koncept i ri për jetesën.

 

http://competitions.planifikimi.gov.al/faithpark/

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.