konkursi
Të paktën për presidentin e përbashkët të bëhet konkurs
Nuk jam për bashkim me Shqipërinë kundër BE-së. Zgjidhje e mirë është edhe shqiptarët e bashkuar edhe në Evropë të bashkuar. Për bashkim të Kosovës me Shqipërinë do të duhej të vendosnin njerëzit në referendum në të dy shtetet. Bashkimi do të ishte legjitim nëse për të do të vendoste shumica e shtetasve në të dy anët e kufirit
Kështu u shpreh më 13 shkurt Albin Kurti i Vetëvendosjes, një politikan që ka qenë përherë I idesë së bashkimit.
Pas katër vjetësh si drejtor: Punonjësit e ALUIZNI-t do t’i nënshtrohen konkursit
Artan Lame, drejtori ik e hajde i ALUIZNI-t ka dalë sot në një konferencë për shtyp se punonjësit e agjencisë do t’i nënshtrohen konkursit.
Gjyqtarët e rinj, PD: Konkurs pa shpallje në Shkollën e Magjistraturës. Reforma nis me shkelje
Enkelejd Alibeaj, zyrtar i Partisë Demokratike për Departamentin e Rendit dhe Sigurisë ka denoncuar sot shkeljen e praktikës ligjore për gjyqtarët e rinj. Fjala është për një konkurs pranimi në Shkollën e Magjistraturës, që sipas ligjit të vettingut do të duhet të paraprihej nga një shpallje publike. Alibeaj thotë se kjo nuk është bërë, duke dhënë një shenjë të asaj që nënkupton shumica me rivlerësim.
Shqipëria nuk ka profesionistë, por liderët nuk mungojnë. Ca i shpall BBC-ja, ca konkursi, por asnjëherë Vota
Shkruan kryeministri në Facebook: "Neser ne 11.30 nis nga Teatrit i Durresit gara kombetare per lideret e rinj #FRESSHVOICE. 190 konkurente perballe jurise ne nje gare unikale"(https://www.facebook.com/edirama.al/?fref=ts).
Vetëm konkurset ishin mangët nga Prokuroria e Adriatik Llallës
Gazeta “Dita” raporton për dyshimet që janë ngritur për trukim në konkursin e organizuar nga Prokuroria e Përgjithshme për tre prokurorë të rinj. Shkruan gazeta në fjalë: “Prokuroria e Përgjithshme ka zgjedhur sot si fitues të testit për 3 prokurorë në Shkodër, Vlorë dhe Pogradec, ish-drejtorin e SHKB–së së policisë Astrit Halilaj, oficerin Erion Pustina dhe Anton Pali. Ditën e provimit mësohet se ka pas debate mes dy kandidatëve dhe anëtarëve të komisionit, në lidhje me sekretimin e tezave. Por pavarësisht ankesave ato nuk janë marë parasysh.
E Rrallë / Qeveria hap konkursin për Kopshtet e Meditimit dhe Soditjes
Do të quhen Kopshte Meditimi e Soditjeje përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit” të frymëzuara nga librat e shenjtë dhe bashkëjetesa fetare dhe do të emërtohen si Parku i Besimit të Tiranës. Pikërisht për këtë projekt qeveria shqiptare ka hapur konkursin në 15 shtator të këtij viti. Njoftimi është publikuar në faqen e Atelier Albania ku përmes një shpjegimi të gjatë shpaloset e gjithë ideja e iniciuar nga kryeministri Rama:
Konkurs ndërkombëtar për projektim peisazhistik-thirrje për ide-projektimi.