Nishani qetëson shqiptarët: Nuk gjeta skenar destabilizimi në letrën e Brahos
Më shumë se dy javë nga alarmi i Spartak Brahos për një skenar destabilizimi të vendit nga dyshja Tom Doshi e Dritan Prifti, presidenti Bujar Nishani deklaroi se nuk është i shqetësuar për sigurinë e vendit.
"Nuk shihja ndonjë element për t’u shqetësuar. I jam adresuar Prokurorit të Përgjithshëm, kreut të SHISH dhe pres ende një përgjigje prej tyre”,-deklaroi Nishani për emisionin "5 Pyetje nga Babaramo".
Shqetësimet e Brahos për një komplot kundër Ilir Metës vunë në lëvizje Prokurorinë që mori në pyetje të gjithë personat e përfshirë në letrën e Spartak Brahos. Gruaja e Kastriot Ismailaj deklaroi se nuk ishte kërcënuar nga Tom Doshi dhe Dritan Prifti, ndërsa vetë Spartak Braho nuk bëri komente pas marrjes në pyetje. çështja që preokupoi politikën dhe jo vetëm u shfry në pak ditë për të arritur në vulën e Presidentit Nishani se nuk ka asgjë për t'u shqetësuar. Tani le të presim "bombën" e radhës pas të cilës do rendi politika dhe media.
Add new comment