Letra e Brahos
Nishani qetëson shqiptarët: Nuk gjeta skenar destabilizimi në letrën e Brahos
Më shumë se dy javë nga alarmi i Spartak Brahos për një skenar destabilizimi të vendit nga dyshja Tom Doshi e Dritan Prifti, presidenti Bujar Nishani deklaroi se nuk është i shqetësuar për sigurinë e vendit.
"Nuk shihja ndonjë element për t’u shqetësuar. I jam adresuar Prokurorit të Përgjithshëm, kreut të SHISH dhe pres ende një përgjigje prej tyre”,-deklaroi Nishani për emisionin "5 Pyetje nga Babaramo".
Nishani në shërbim të dyshes Berisha-Meta: Letra paralajmërim për Ramën, s'ka rrezik destabilizimi
Nishani në sinkron me Presidenti Nishani ka dhënë sqarimet e tij lidhur me letrën e Spartak Brahos, për një skenar destabilizimi të vendit, duke lënë të nënkuptohet se gjithçka është një lojë e kryeministrit Rama për të goditur Ilir Metën.
Kush e ka vizituar Kastriot Ismailajn në burgun e Fierit?
Objekt i veifikimit të pretendimeve që parashtrohen në letrën e Spartak Brahos janë edhe disa vizita që i janë kryer Kastriot Ismailajt në burgun e Fierit dhe kërcënimet që ai të dëshmojë kundër Ilir Metës. Për këtë arsye, pritet që Prokuroria të verifikojë librin e fletëhyrjeve në burgun e Fierit. Panorama raporton se grupi i hetimit pritet të marrë në pyetje edhe biznesmenin me të shoqen. Mësohet se dy javë më parë Kastriot Ismailaj është lëvizur nga burgu i Fierit dhe është sjellë në Tiranë, pasi në Gjykatën e Apelit u mbajt seanca për çështjen e sekuestros së pasurive të tij.