Çamëria shtet më vete në Festivalin e Fëmijëve në Berat. Organizatorët prezantojnë një hartë të re të Ballkanit (Foto)
Dalldia nacionaliste po gjen shfaqje deri tek festivalet e fëmijëve që organizohen në Shqipëri nga autoritete lokale të institucioneve kulturore.
Në Berat u organizua së fundmi festivali Ballkanik i fëmijëve “Luajmë dhe vallëzojmë” që pati si nismëtar Qendrën Kulturore të Fëmijëve në Durrës. Motoja e këtij festivali ishte forcimi i miqësisë mes fëmijëve të Ballkanit, por edhe nxitja e ruajtja e traditave të brezit të ri.
Në të ishin ftuar të merrnin pjesë grupe fëmijësh nga Bullgaria, Kosova, Mali i Zi, Bosnje-Hercegovina, Turqia dhe Maqedonia.
Performancës artistike të menduar nga organizatorët nuk i munguan ngyrat nacionaliste dhe deri te hartat politike që u shfaqën në skenë. Organizatorët prezantuan një ndarje të Ballkanit sipas perceptimit ndoshta dhe dëshirës së tyre, duke vendosur në hartë shtete si Shqipëria, Maqedonia, Kosova, madje dhe Çamëria.
Nuk është ndonjë çudi që festimet me simbolet nacionaliste ka zbritur deri te fëmijët, pasi në Shqipëri ekzistojnë edhe parti politike që promovojnë dashurinë për krahinat jashtë Shqipërisë.
Comments
Nuk eshte shtet me vete o bir
Nuk eshte shtet me vete o bir, por nje nder ndarjet e trungut shqiptar!
Edhe ajo qe quhet Maqedoni ne ate montazhin nuk eshte gjithe FYROM-i, por vetem territoret e pretenduara si territore shqiptare.
Nese doje te beje te mençurin, pse nuk vure re qe mungon pjesa e territoreve shqiptare ne Mal te Zi?!
Add new comment