Çameria

Konkluzione nga vizita e kryeministrit në Çamëri

Postuar në 16 Dhjetor, 2016 21:56

Kryeministri Edi Rama ka qenë sot në Konispol. Për ata që nuk e dinë, Konispoli është pika jugore e Shqipërisë politike dhe bën pjesë në pikëpamje etnologjikike në krahinën e Çamërisë. Vizita vjen në disa kontekste politike që marrin e japin mesazhe të nënkuptuara. Vjen pas tensioneve me Greqinë dhe ngritjes së çështjes “Çame” në një nivel të ri retorik nga qeveria; vjen pas një “jo” nga Brukseli për negociatat e anëtarësimit(në kuptim të objektivave që kishte vënë qeveria) e ku u përfshinë edhe disa kërkesa të palës greke.

PDIU-ja kërkon një varrezë në Greqi

Postuar në 29 Tetor, 2016 14:28

Edhe çamët kanë të drejtë të të kërkojnë ngritjen në Greqi të varrezës për të rënët e tyre. Kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi reagon në lidhje me kërkesat e përfaqësuesve të Agimit të Artë në Këlcyrë për varrezat e ushtarëve grekë. Deklarata u bë në ceremoninë e përurimit të librit "Çamëria".

Edhe Çamëria në axhendën e Nishanit në Nju Jork, falënderon SHBA për mbështetjen e kauzës

Postuar në 24 Shtator, 2016 12:55

Mes Athinës dhe Tiranës ka një klimë mosbesimi dhe po ashtu një re paqartësie lidhur me diskutimet e fundit për të cilat të dyja palët thonë se janë në rrugën e duhur. Megjithë optimizmin e ministrit Bushati për një axhendë dialogu që do të çojë në sheshin e problemeve të së shkuarës dhe së tashmes, aksioni politik i mazhorancës dhe jo vetëm projektojnë një klimë konfliktualiteti me Greqinë.

Çamëria shtet më vete në Festivalin e Fëmijëve në Berat. Organizatorët prezantojnë një hartë të re të Ballkanit (Foto)

Postuar në 19 Tetor, 2015 12:07

Dalldia nacionaliste po gjen shfaqje deri tek festivalet e fëmijëve që organizohen në Shqipëri nga autoritete lokale të institucioneve kulturore.

Në Berat u organizua së fundmi festivali Ballkanik i fëmijëve “Luajmë dhe vallëzojmë” që pati si nismëtar Qendrën Kulturore të Fëmijëve në Durrës. Motoja e këtij festivali ishte forcimi i miqësisë mes fëmijëve të Ballkanit, por edhe nxitja e ruajtja e traditave të brezit të ri.

Në të ishin ftuar të merrnin pjesë grupe fëmijësh nga Bullgaria, Kosova, Mali i Zi, Bosnje-Hercegovina, Turqia dhe Maqedonia.

Subscribe to RSS - Çameria