Radioteleskopi më i avancuar në botë po ndërtohet në Kinë(video)
Kina po ndërton një radioteleskop i cili mendohet se do ta vendosë në krye të listës së vendeve që detektojnë sinjale nga çdo pjesë e vëzhgueshme e universit. 500 m diametri na hapje, Radio Teleskopi Sferik është duke përfunduar në rajonin jugperëndimor të Guizhou. Është në proces edhe instalimi i 4450 njësive reflektor, që përmirësojnë saktësinë e teleskopit në fjalë. Çdo panel është një trekëndësh barabrinjës me gjatësi brinje 11 m, me kabllo të fiksuara pas çdo paneli, që garanton marrjen në kënde të ndryshme. Valët radio që emetohen edhe nga një distancë prej dhjetëra miliardë vjet dritë larg mund të kapen nga ky radioteleskop, i cili e vendos Kinën në pararojë në këtë fushë.
Add new comment