Ministri i Jashtëm grek kërkon mendimin e Agimit të Artë për emrin e Maqedonisë
Një parti e etiketuar si prorendëse e ekstremit të djathë dhe nacionalizmit radikal me drejtues të saj të akuzuar për krijim të organizatës kriminale, por kjo nuk e ka penguar ministrin e Jashtëm grek Nikos Kotzias të kërkojë mendimin e kreut të Agimit të Artë, Nikos Mihaliolakos për çështjen e emrit të Maqedonisë.
Letëra drejtuar Mihaliolakos i përket periudhës pas mbledhjes të Këshillit Kombëtar të Poitikës së Jashtme thirrur në 22 korrik të këtij viti nga ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias dhe është konfirmuar nga Ministria e Jashtme greke.
Kreu i Agimit të Artë tha në parlament se ai nuk pranon asnjë kompromis për emrin e Maqedonisë dhe nëse qeveria tenton të shkojë në një zgjidhje politike me mbështetjen e Demokracisë së Re, Pasokut dhe Potamit do të ketë përballë popullin grek. Ajo që suprizon nuk janë më shumë qëndrimet e palëve në këtë çështje, por mënyra sesi trajtohen tema të interesit kombëtar nga politika greke. Vlen të kujtojmë se Syriza në pushtet dhe Agimi i Artë nuk janë vetëm kundërshtarë politikë por edhe grupime që ndahen historikisht për bindjet ideologjike. Një vazhdim i formacioneve politike që janë përplasur me armë gjatë dhe pas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore. Incidenti më i fundit është ai i vrasjes së aktivistit të majtë Pavlos Fisas nga anëtarë të Agimit të Artë 2 vjet më larë, akt për të cilin Agimi i Artë mori përgjegjësinë politike të vrasjes.
Add new comment