Polemika me ortodoksët, qeveria i përgjigjet reagimit të Kishës ne portalin e transparencës

Postuar në 17 Tetor, 2015 00:29

Në një përpjekje për të sqaruar pozicionin e qeverisë pas deklaratave të kryeministrit në parlament dhe reagimit të kishës ortodokse, stafi i kryeministrit ka përgatitur një njoftim të publikuar në portalin e hapur me iniciativën e këshilltarit të kreyministrit, Endri Fuga, transparenca.al
Qeveria thotë se qëllimi i deklaratave të kryeministrit nuk ka qenë inventari i investimeve të Kishës Ortodokse për mirëmbajtjen e objekteve të saj të kultit, por marraveshja mes tyre për restaurimin e disa kishave dhe manastireve, pjesë e trashëgimisë kukturore.
"Kryeministri nuk mori përsipër dhe as ka se si merr përsipër të informojë publikun se sa investime ka bërë për llogari të sajën Kisha Orthodhokse Autoqefale në infrastrukturën e objekteve në dispozicion të saj.
Kryeministri, gjatë interpelancës me deputetin Vangjel Dule, thjesht informoi ndër të tjera se Kisha Orthodhokse Autoqefale ka bërë në mars 2014 një marrëveshje me qeverinë përmes Ministrisë së Kulturës për bashkëpunim të ndërhyrjeve të shpëtimit apo të restaurimit të kishave monument kulture që ishin në situatë emergjence, duke shtuar se deri më sot Kisha nuk ka marrë pjesë në asnjë operacion të financuar nga qeveria gjatë këtyre dy vjetëve. Qeveria ka vijuar ndërkohë me financimin e restaurimeve të kishave-monument kulture nga buxheti i shtetit, në mbrojtje të trashëgimisë kulturore.
Po ashtu, Kryeministri theksoi se ky fakt nuk është një kritikë ndaj Kishës, por vetëm një fakt i vërtetë që tregon përkushtimin e qeverisë në raport me monumentet e kulturës që janë edhe në përdorim të Kishës Orthodhokse Autoqefale"- thuhet në reagimin e zyrës së kryeministrit.

Comments

Submitted by pink (not verified) on

Edhe ngjyra pink i duhej ketij! Asgje qe thote ky nuk merret seriozisht prandaj nxirrni ndonje tjeter.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.