Lajme
Turqia u ka akorduar shtetësinë 150 000 sirianëve
Turqia u ka dhënë shtetësinë 150 mijë qytetarëve sirianë që ndodhen si refugjatë lufte në vend. Shifra ka dalë gjatë diskutimit të një raporti zyrtar që trajton gjendjen e sirianëve në Turqi dhe ajo është marrë në diskutim me sens kritik nga opozita kryesore turke, Partia Popullore Republikane.
Vonesa në blerjen e vaksinave të Pfizer, në BE po akuzojnë Francën
Gazeta gjermane “Die Welt” shkruante të premten se Franca ka bllokuar BE-në në porositjen e 1.8 miliardë dozave të tjera të vaksinës anti-CoVid të zhvilluara nga Pfizer. Gazeta ka referuar burime diplomatike nga Bashkimi Europian sipas të cilëve kompanitë franceze qëdrojnë pas këtij akti të Parisit zyrtar për shkak se kërkojnë një rol më të madh në tregun e vaksinave. Çdo porosi kërkon miratimin unanim nga blloku, çka shpjegon se pse një votë e Francës ka këtë efekt.
Do të ishte një shkatërrim për të cilin Franca do të jetë përgjegjëse
Tregu arab/BE-ja i heq verës alkoolin
Dealkoolizimi i verës ka qenë një temë që është diskutuar shpesh vitet e fundit në BE, por pak ditë më parë është hedhur një hap konkret. Shumica e vendeve anëtare e mbështesin një hap të tillë, duke e parë si një mundësi të mirë për shtrirjen në tregjet arabe. Praktikisht, propozimi bazohet mbi një dokument të Presidencës së Këshillit të Ministrave të BE-së, në të cilin adresohet praktika e heqjes së pjesshme dhe totale të alkoolit nga verërat.
Skandalet si mall konsumi për opozitën
Partia Demokratike ka bindur veten se zgjedhjet ia blenë dhe se në Shqipëri tashmë është instaluar regjimi “Rama-Doshi-Rakipi”. Pra përveç Edi Ramës, autokratit në krye të ekzekutivit, Aiqf Rakipi dhe Tom Doshi, përbëjnë hallkat e zbuluara të një sistemi kontrolli politik në këtë vend.
Përballë këtij regjimi qëndron i papërkulur Lulzim Basha dhe Ilir Meta, ende me mendjen në kokë.
Akar: Greqia po mundohet të minojë marrëveshjen tonë detare me Libinë
Ministri turk i Mbrojtjes, Hulusi Akar ka akuzuar Greqinë se po përpiqet të anullojë marrëveshjen detare mes Ankararsë dhe Tripolit.
Disa vende, sidomos greqia, kanë ndërmarrë disa lëvizje provokative kundër qeverisë aktuale libiane mbi marrëveshjen
tha Akar në një fjalim drejtuar forcave të armatosura turke.
Reagime për shpalljen e Moderna-s si vaksina më e mirë anti-CoVid
Një vendim i Kongresit Botëror të Vaksinës në Uashington, që ka shpallur vaksinën anti-CoVid-19 të Moderna-s si më të mirën në botë, ka provokuar reagimin e palës ruse.
Agjencia “Tass” citon drejtorin e Institutit Gamaleya për Kërkime Epidemiologjike dhe Mikrobiologjike, Alexander Gintsburg, që e ka cilësuar vendimin si të diskutueshëm dhe të çuditshëm.
Mediat serbe: Kroacia vendos ngritjen e një kampi ushtarak në Kosovë
Kroacia ka njoftuar krijimin e një kampi ushtarak në Kosovë. Ministri i Jashtëm kroat, Gordan Grlic Radman është shprehur gjatë një konference të përbashkët për shtyp me homologen kosovare, Donika Gërvalla se kampi në fjalë po krijohet për të rritur stabilitetin.
Jashtë BE-së/Gjermania tenton mirëkuptim dypalësh me Turqinë për riunifikimin e Libisë
Europa duket se mbetet e ndarë për sa i përket Libisë, një vend i rëndësishëm i Afrikës Veriore dhe në Mesdhe. Mediat raportojnë se kancelarja gjermane, Angela Merkel ka kërkuar nga presidenti turk Erdogan mirëkuptim për tërheqjen e trupave të huaja nga Libia, si shenjë e qartë e mbështetjes për qeverinë e re të Unitetit të drejtuar nga kryeministri Abdulhamid Dbeibeh, pas arritjes së marrëveshjes mes dy qeverive të mëparëshme që praktikisht e mbanin vendin të ndarë.
Turqia dhe Egjipti nisin konsultimet për normalizimin e marrëdhënieve
Turqia dhe Egjipti kanë rënë dakord që të nisin bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve diplomatike që kanë pësuar thyerje gjatë tetë viteve të fundit. Media të ndryshme raportojnë se zyrtarë nga të dy vendet do të takohen sot dhe nesër në Kajro dhe siç thuhet delegacioni turk drejtohet nga zv.ministri i Jashtëm Sedat Onal.
Këto bisedime hulumtuese do të përqendrohen në hapat e nevojshëm që mund të çojnë drejt normalizimit të marrëdhnënieve mes të dyja vendeve në planin dypalësh dhe atë rajonal
Lajçak: Ndryshimi i kufijve të Ballkanit, një ide që provokon luftë
Përfaqësuesi Special i BE për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, thotë se i ashtuquajturi "non paper" nuk është asgjë e re. Lajçak thotë se ai është kategorikisht kundër ndryshimit të kufijve, duke shtuar se propozimi në formën e një dokumenti jozyrtar, që parashikon ndryshime në kufijtë e Ballkanit, është gjithashtu një ide e rrezikshme që provokon luftë.