Mediat serbe: Kroacia vendos ngritjen e një kampi ushtarak në Kosovë

Postuar në 06 Maj, 2021 19:18

Kroacia ka njoftuar krijimin e një kampi ushtarak në Kosovë. Ministri i Jashtëm kroat, Gordan Grlic Radman është shprehur gjatë një konference të përbashkët për shtyp me homologen kosovare, Donika Gërvalla se kampi në fjalë po krijohet për të rritur stabilitetin.

Ne kemi vendosur të ngremë një kamp ushtarak në Kosovë që do të kontribuojë për stabilitetin. Kroacia së fundmi ka vendosur të rrisë kontigjentin e vet brenda NATO-s në misionin e vet paqeruajtës në Kosovë – KFOR dhe ky i fundit ka rëndësi të posaçme për Kroacinë, sepse është stacionuar në fqinjin më të afërt që mund të ketë implikime të veçanta për stabilitetin e mbarë rajonit

është shprehur Radman.

Ai ka vlerësuar marrëdhëniet me Kosovën, të cilën e ka quajtur vend mik të cilit do t’i dhurojë 10 000 vaksina.

Comments

Submitted by Kasemi (not verified) on

Nje falenderim zemre, per Ministrin e jashtem kroat Gordan Radman dhe gjithe popullin kroat, per mbeshtetjen qe i japin Kosoves.
Kuzhdo qe mbeshtet e ndihmon Kosoven, ka ndihmuar popullin shqiptar kudo ku ai eshte.

Submitted by Anonymous (not verified) on

Ju duhet t'a kishit patur Kroacine ne kufi dhe do e kishit provuar demin mbi ju 10 fish ate qe ju beri Serbia. Nje turi kane qe te dy, nje komb vetem se ja katolik e ortodoks. Spastrim Serbia ne Kosove e Bosnje, Spastrim Kroacia ne Krajine e Bosnje.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.