Jashtë BE-së/Gjermania tenton mirëkuptim dypalësh me Turqinë për riunifikimin e Libisë
Europa duket se mbetet e ndarë për sa i përket Libisë, një vend i rëndësishëm i Afrikës Veriore dhe në Mesdhe. Mediat raportojnë se kancelarja gjermane, Angela Merkel ka kërkuar nga presidenti turk Erdogan mirëkuptim për tërheqjen e trupave të huaja nga Libia, si shenjë e qartë e mbështetjes për qeverinë e re të Unitetit të drejtuar nga kryeministri Abdulhamid Dbeibeh, pas arritjes së marrëveshjes mes dy qeverive të mëparëshme që praktikisht e mbanin vendin të ndarë. Merkel dhe Erdogan kanë folur në një telekonferencë dhe vetë fakti se pala gjermane është prezantuar jashtë mantelit europian konfirmon diferencat e mëdha, të paktën me një vend si Franca që deri më dje mbështeste qeverinë e gjeneralit Haftar me qendër në Tobruk.
Kancelarja nënvizoi se nisja e një tërheqjeje të shpejtë të ushtraëve të huaj dhe mercenarëve do të dërgonte një sinjal të rëndësishëm
ka theksuar zëdhënësi i qeverisë gjermane.
Kërkesa gjermane bën pjesë në politikën e çmilitarizimit të Libisë, një vend kyç për stabilitetin migrator në Mesdhe dhe në Europë. Gjermania ka patur pak ndikim në ngjarjet e atyshme, ndërkohë që lojtarë kryesorë kanë qenë Rusia dhe Turqia, kjo e fundit me karta të hapura në tryezë për qëllimet e veta.
Aktualisht Gjermania rishfaqet në çështje të tilla thuajse njësoj si në rastin e Sirisë, kur për të ndalur fluksin migrator, Merkel u detyrua të arrinte marrëvëeshje dypalëshe me Erdogan që përfitoi financime të mëdha, por edhe një sy mbyllur mbi veprimet e tij në rajon. Nëse kontakti i tanishëm funksionon si në Siri, atëherë duhet thënë se Berlini ka rimarrë një tjetër trofe mbi Francën e Macron që pretendon se mendon e vepron në mënyrë strategjike, por që në fakt duke nisur nga zgjerimi i BE-së, e për të vazhduar deri në Liban, Libi dhe Siri, apo Turqi vetëm ka krijuar probleme.
Add new comment