Reagime për shpalljen e Moderna-s si vaksina më e mirë anti-CoVid

Postuar në 06 Maj, 2021 23:52

Një vendim i Kongresit Botëror të Vaksinës në Uashington, që ka shpallur vaksinën anti-CoVid-19 të Moderna-s si më të mirën në botë, ka provokuar reagimin e palës ruse. 

Agjencia “Tass” citon drejtorin e Institutit Gamaleya për Kërkime Epidemiologjike dhe Mikrobiologjike, Alexander Gintsburg, që e ka cilësuar vendimin si të diskutueshëm dhe të çuditshëm. 

Dua të them se është absolutisht e paqartë sesi kjo është vlerësuar, nisur nga shkalla e lartë e mortalitetit nga vaksinat mRNA dhe AstraZeneca që ka po ashtu mortalitet të lartë, por shumë më pak sesa vaksinat mRNA. Kjo është kaq e çuditshme në çdo kuptim, për mua është e paqartë se mbi cilën bazë dhe në çfarë kriteresh të veçanta dhe të paanshme është bazuar

ka thënë Gintsburg.

Vendimi në fjalë krijon një dallim në një treg që sot po lufton të plotësojë nevojat më elementare për imunizimin e popullsisë, ndërkohë që e drejta për akses të barabartë në prodhimet më të mira është një ëndërr e vdekur. 

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.