Vonesa në blerjen e vaksinave të Pfizer, në BE po akuzojnë Francën
Gazeta gjermane “Die Welt” shkruante të premten se Franca ka bllokuar BE-në në porositjen e 1.8 miliardë dozave të tjera të vaksinës anti-CoVid të zhvilluara nga Pfizer. Gazeta ka referuar burime diplomatike nga Bashkimi Europian sipas të cilëve kompanitë franceze qëdrojnë pas këtij akti të Parisit zyrtar për shkak se kërkojnë një rol më të madh në tregun e vaksinave. Çdo porosi kërkon miratimin unanim nga blloku, çka shpjegon se pse një votë e Francës ka këtë efekt.
Do të ishte një shkatërrim për të cilin Franca do të jetë përgjegjëse
citon gazeta një diplomat europian.
Vendimi i Parisit ka edhe një anë cinike. Aktualisht në Francë pandemia është në kurbë rënëse dhe numri i infektimeve dhe shtrimeve ka rënë ndjeshëm, duke i dhënë kohë kështu institucioneve franceze të bëjnë lojëra të tilla. Në momentin e tanishëm në Francë janë të shtruar 27 000 pacientë.
Add new comment