Ekonomi
Shoqata e Bankave: Kriter financiar për ata që aplikojnë për leje ndërtimi
Sekretari i Përgjithshëm Shoqatës Shqiptare të Bankave, Spiro Brumbulli, thotë në një intervistë për revistën “Monitor” se për çështjen e pastrimit të parave në sektorin e ndërtimit, duhen shtuar disa kërkesa fikse për ata që aplikojnë për leje ndërtimi.
Ka një gjetje në raportet e Moneyval që sektori i ndërtimit është i ekspozuar ndaj ciklimit të parave me burime joligjore. Edhe pse bankat janë shumë të kujdesshme në kreditim të shoqërive të ndërtimit dhe individëve për blerje banesash, ka ndërtime që bëhen edhe pa kredi bankare.
Përfaqësues të biznesit kërkojnë hetim nga SPAK për Bankën e Shqipërisë
Kryetari i Shoqatës së Eksportuesve Alban Zusi, e ka cilësuar rritjen e forces së Lekut si manovër për të cilën duhet të hetohet. Në një intervistë për MCN Economy, Zusi ka akuzuar Bankën e Shqipërisë për situatën e krijuar:
Kursi i këmbimit është një krim i cili duhet të analizohet seriozisht nga institucionet. Këtu duhet të ndërhyjnë institucionet e hetimit. SPAK duhet të hetojë Bankën e Shqipërisë për këtë që po ndodh.
Qeveria ruse merr kontrollin e "Renault Rusia"
Qeveria ruse ka shtetëzuar aksionet e Renault Russia, ndërkohë që një qendër kërkimore e financuar nga shteti, NAMI, është bërë pronar i aksioneve të Renault në Avtovaz. Sipas njoftimeve zyrtare, Avtovaz do të vijiojë punën për të asemblimin e të gjithë produkteve të nevojshme për veturat “Lada”, ndërkohë që prodhuesi do t’i ofrojë “Renault” të drejtën e mirëmbajtjes në tregun rus.
Kam vendosur ta listoj fabrikën në asetetet e qytetit dhe vijojë me prodhimin nën markën historike “Moskvitch”
Prodhuesi i dytë më i madh në botë/India ndalon eksportin e grurit
India ka vendosur të ndalojë eksportin e grurit. Qeveria në Neë Dehli ka sqaruar se përtej këtij ndalimi, dërgesat jashtë do të vazhdojnë për ato pjesë për të cilat janë bërë pagesat dhe për vende, kërkesa e të cilave ka të bëjë me nevojat e sigurisë ushqimore. Vendimi pritet të japë një tjetër goditje në tregun e ushimeve në botë, pas traumës që prodhoi kriza në Ukrainë, një ndër vendet kryesore eksportuese.
Ndalimi është shokues. Ne po prisnim ndryshime në eksporte pas dy apo tri muajsh, por mesa duket inflacioni ndryshoi vendimin e qeverisë
Thatësirë e paprecedentë në Francë, kufizime uji në 15 departamente
Thatësira ka fituar epitetin “e paprecedentë” edhe në Francë. “France 24 » raporton se në 15 departamente të vendit është urdhëruar kufizimi i përdorimit të ujit pa nisur sezoni i verës.
Kriza ukrainase, Gjermania nuk përjashton nacionalizimin e sektorit energjetik
Agjencia “Reuters” raporton sot për një plan të emergjencës së qeverisë gjermane në eventualitetin e ndërprerjes së furnizimit me gaz nga Rusia. Sipas agjencisë plani në fjalë përashikon edhe marrjen nën kontroll të tri firmave kritike në këtë sektor.
Një gjobë thuajse kriminale...
Google, kompania kryesore e kërkimit në internet, është duke u përpjekur të prapësojë të paktën tri nga gjobat shumëmiliardëshe të vendosura nga trupa antitrust e Bashkimit Europian. Kompania pretendon se BE aplikoi një gjobë thuajse kriminale prej 1.49 miliardë eurosh kur e penalizoi atë për abuzim me pozitën dominuese në treg për çështjen e kontratave të reklamave online.
FAO: Çmimet e ushqimit mund të rriten deri në 22% mbi tavanin aktual
Organizata Botërore e Ushqimit dhe Bujqësisë paralajmëron se kriza në Ukrainë mund të sjellë rritjen me 22% të çmimeve të ushqimit në harkun kohor të 2 viteve të ardhshëm. Monika Tothova, ekonomiste në FAO, thotë për gazetën greke “Kathimerini” se varësia e shumë vendeve nga linja e furnizimit me grurë nga Ukraina dhe Rusia përcaktojnë prirjen e rritjes së çmimit.
Serbia firmos marrëveshje me "Stellantis" për prodhimin e makinave elektrike
Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç e ka cilësuar ditën e sotme si të veçantë për vendin e tij. Dhe me gjasë kjo do të jetë një ditë e veçantë edhe për rajonin në kushtet kur çdo individ tanimë orientohet nga kërkesa për mirëqenie dhe punë. Vuçiç ka njoftuar firmosjen e një marrëveshjeje me kompanianë Stellantis për prodhimin e makinave elektrike në Serbi, proces që do të nisë në vitin 2024.
250 milionë euro vlera e transaksioneve të pronës për vitin 2021
Revista “Monitor” raporton sot se vlera e transaksioneve për pronat gjatë vitit 2021 arrit në shifrën e 250 milonë eurove, përllogaritur kjo përmes deklarimit të Tatimit mbi të Ardhurat Personale. Sipas revistës, TAP i arkëtuar për vitin që lamë pas ishte 26% më e lartë sesa ajo e vitit 2020, duke provuar kështu se prona dhe ndërtimi mbeten investimi kryesor në vend.