Qeveria ruse merr kontrollin e "Renault Rusia"

Postuar në 16 Maj, 2022 12:56

Qeveria ruse ka shtetëzuar aksionet e Renault Russia, ndërkohë që një qendër kërkimore e financuar nga shteti, NAMI, është bërë pronar i aksioneve të Renault në Avtovaz. Sipas njoftimeve zyrtare, Avtovaz do të vijiojë punën për të asemblimin e të gjithë produkteve të nevojshme për veturat “Lada”, ndërkohë që prodhuesi do t’i ofrojë “Renault” të drejtën e mirëmbajtjes në tregun rus.

Kam vendosur ta listoj fabrikën në asetetet e qytetit dhe vijojë me prodhimin nën markën historike “Moskvitch”

është shprehur kryebashkiaku i Moskës, Sergei Sobyanin.

Rikthimi i markës në fjalë duket se nuk ka të bëjë vetëm me sekuestrimin e aseteve të kompanive perëndimore, por edhe me një lloj propagande për konsum të brendshëm. “Moskvitch” deklaroi falimentin në vitin 2006, ndonëse ka qenë një makinë e gjithëpranishme në Rusi.

“Renault” vetë e ka cilësuar vendimin si një “zgjedhje të përgjegjshme” ndaj 45 mijë punonjësve në Rusi. Sipas kompanisë ndërprerja e operacioneve në Rusi do të kushtojë 2.29 miliardë dollarë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.