250 milionë euro vlera e transaksioneve të pronës për vitin 2021
Revista “Monitor” raporton sot se vlera e transaksioneve për pronat gjatë vitit 2021 arrit në shifrën e 250 milonë eurove, përllogaritur kjo përmes deklarimit të Tatimit mbi të Ardhurat Personale. Sipas revistës, TAP i arkëtuar për vitin që lamë pas ishte 26% më e lartë sesa ajo e vitit 2020, duke provuar kështu se prona dhe ndërtimi mbeten investimi kryesor në vend.
Në këtë kuadër, INSTAT raportoi se janë dhënë për leje ndërtimi në Tiranë, 1.6 milionë metra katrorë truall, sipërfaqja më e madhe që nga viti 2010. Nga të cilat 1396 leje për ndërtesa të reja në mbarë vendin. Ndërtimi ka shënuar rritje me 16.1% në tremujorin e fundit të vitit 2021 duke e shndërruar atë në bërthamën e rritjes ekonomike të Shqipërisë.
Add new comment