Ekonomi
Kujt i duhet besuar për eksportet: Kryeministrit, ministrit të Ekonomisë apo INSTAT-it?
“Eksportet në pesë muajt e parë të këtij viti kanë shënuar një rritje prej 11.9% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë”, ka pohuar kryeministri Edi Rama, gjatë inagurimit të djeshëm të punimeve të gazsjellësit TAP. Një deklaratë kjo që ka shkaktuar ilaritet tek mediat e pranishme, të cilat ishin njohur tashmë me shifrat e eksportit të 5 mujorit, ndryshe nga pohimi i njëjtë i ministrit të ekonomisë Arben Ahmetaj në fillim të qershorit, kur shifrat zyrtare nuk ishin publikuar ende.
Kujt i shërben strategjia e investimeve të huaja?
Dy vjet ndoshta nuk mjaftojnë për të ndryshuar statistikat pesimiste të investimeve të huaja në Shqipëri, por nga ana tjetër është kohë më se mjaftueshme për të marrë sinjale se investitorët e huaj kanë kthyer vëmendjen nga ekonomia shqiptare.
Zbardhet plani për falimentin dhe shtetëzimin e ARMOS, piramida 267 mln USD e borxheve (207 mln bankave)
ARMO dhe dy kompanitë që kanë marrë me qira një pjesë të aktivitetit të saj janë në gjendje të rëndë financiare me borxhe që arrijnë gati 400 milionë dollarë.
Gjiganti i përpunimit të naftës në vend, ARMO praktikisht ka falimentuar, por ligji që e klasifikon atë si sektor strategjik pengon procesin. Një korrespondencë ndërmjet dikastereve të qeverisë zbardh planin se si do të falimentohet dhe pas do të shtetëzohet ARMO, e cila ka aktualisht 207 milionë USD kredi për të shlyer në bankat dhe 53 milionë USD në tatime.
Nafta vendase: Rruga “e dyshimtë” nga nëntoka në automjet
A PO SHKON EKONOMIA SHQIPTARE DREJT GREMINËS?
Leximi i të dhënave të fundit të publikuara nga INSTAT dhe FMN mbi ecurinë ekonomike të Shqipërisë është një “lumë uji” që rrëmben me vete çdo retorik të propagandës institucionale ku ekonomia shqiptare po ecën në rrugën e duhur dhe po del përfundimisht nga qorrsokaku i mëparshëm.
Auditi i KLSH-së për harkun kohor 2012-2014, dëm ekonomik prej 161 milionë dollarësh. Sektori i tatimtaksave në krye me 116 mln dollarë
Kontrolli i Lartë i Shtetit ka publikuar buletinin e parë për vitin 2015, i cili është një përmbledhje e auditimeve të realizuara gjatë periudhës janar-prill 2015. Janë kryer 99 auditime, nga të cilët 36 janë ende në proces. Të përfunduar janë auditimet e kryera në ministritë dhe institucionet qendrore, ato të administratës vendore, drejtoritë dhe degët e tatimtaksave dhe doganave, Institucionet financiare dhe shoqëritë me kapital të përbashkët shtetëror, njësitë dhe projektet me financime të huaja dhe subjekte të mbrojtjes së mjedisit.
Skemat mashtruese të mbledhjes së borxheve i kushtuan miliona euro shqiptarëve
Besar Likmeta/Flamur Vezaj
Dokumente të siguruara nga BIRN tregojnë se ish kreu i bordit të drejtorëve të CEZ Shpërndarje, dega e grupit CEZ në Shqipëri, Josef Hejsek, dhe biznesmeni shqiptar, Kastriot Ismailaj, janë organizatorët e një skeme mashtruese të mbledhjes së borxheve e cila i kushtoi kompanisë miliona euro.
“Asfaltet” elektorale
Blerina Hoxha
Shqipëria mes koncesioneve - dje dhe sot. Rasti i rrugës Durrës-Kukës
Qysh përpara zgjedhjeve të vitit 2009, përfaqësues të Partisë Socialiste deklaronin se do të ishte qeveria e drejtuar prej tyre që do të përfundonte ndërtimin e rrugës Durrës-Kukës. Koha e provoi të vërtetë këtë premtim, ndonëse ai lidhej me fitoren e zgjedhjeve që në atë kohë.
"TEC Vlora", 100 milionë euro për të mbetur jashtë pune. Bllokimi i garancisë 20 milionë euro nga shteti shqiptar, humbja e arbitrimit, gjyqi në arbitrazh ndërkombëtar dhe një prokurim tjetër për të rregulluar një defekt që zgjat 4 vjet
Para tri ditësh, drejtori i Korporatës Energjetike Shqiptare, Agron Hetoja, ishte i pranishëm në Komisionin Parlamentar të Veprimtarive Prodhuese, ku u pyet nga deputetët edhe për faktin se përse ende nuk është vënë në punë Termocentrali i Vlorës. Hetoja u përgjigj se “po bëhet një studim për të mundësuar funksionimin e këtij investimi përmes përdorimit të gazit”( http://www.top-channel.tv/mobile/artikull.php?id=293386).