Ekonomi
Destinacionet ekzotike: Si të shkoni në Maldive, Tajlandë, Karaibe, Kubë…
Nga Elona Bedalli
Albpetrol në borxhe, dynden sekuestrot në QKR, 6 vetëm më 2015
Kompania shtetërore e nxjerrjes së naftës, Albpetrol edhe pse ka përmirësuar treguesit financiar për shkak të mirëmenaxhimit të dy viteve të fundit ndodhet në një lumë kërkesash për sekuestro në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit (QKR) nga shoqëritë përmbarimore që kërkojnë bllokimin e dokumentacionit të kompanisë deri në shlyerjen e detyrimeve ndaj klientëve të tyre.
Vetëm gjatë vitit 2015 janë lëshuar të paktën 6 urdhra bllokimi në emër individëve dhe kompanive ndaj të cilave Albpetrol ka detyrime.
Qeveria vendos uljen e afateve të përpunimit të kërkesave për koncesion. Vallë kaq i madh është fluksi i kërkesave?
Ndërkohë që në Parlament u përmbyll rivotimi i marrëveshjes koncesionare me “Rapsican”, për skanimin në dogana, e për të cilën ministri i Financave deklaroi se “marrëveshja e parë ishte mbyllur me shpejtësi të madhe”, një nismë pason nga Ministria e Ekonomisë; nismë e cila rregullon pikërisht shpejtësinë e trajtimit të kërkesave. Me këtë rast, ministria ka ngurtur edhe një njësi të posaçme. “Ngritja e Njësisë së Trajtimit të Koncesioneve të partneritetit publik/privat pranë Ministrisë për Zhvillimin Ekonomik, e bën më të mundshme uljen e ditëve të procedurës.
Kujt i duhet besuar për eksportet: Kryeministrit, ministrit të Ekonomisë apo INSTAT-it?
“Eksportet në pesë muajt e parë të këtij viti kanë shënuar një rritje prej 11.9% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë”, ka pohuar kryeministri Edi Rama, gjatë inagurimit të djeshëm të punimeve të gazsjellësit TAP. Një deklaratë kjo që ka shkaktuar ilaritet tek mediat e pranishme, të cilat ishin njohur tashmë me shifrat e eksportit të 5 mujorit, ndryshe nga pohimi i njëjtë i ministrit të ekonomisë Arben Ahmetaj në fillim të qershorit, kur shifrat zyrtare nuk ishin publikuar ende.
Kujt i shërben strategjia e investimeve të huaja?
Dy vjet ndoshta nuk mjaftojnë për të ndryshuar statistikat pesimiste të investimeve të huaja në Shqipëri, por nga ana tjetër është kohë më se mjaftueshme për të marrë sinjale se investitorët e huaj kanë kthyer vëmendjen nga ekonomia shqiptare.
Zbardhet plani për falimentin dhe shtetëzimin e ARMOS, piramida 267 mln USD e borxheve (207 mln bankave)
ARMO dhe dy kompanitë që kanë marrë me qira një pjesë të aktivitetit të saj janë në gjendje të rëndë financiare me borxhe që arrijnë gati 400 milionë dollarë.
Gjiganti i përpunimit të naftës në vend, ARMO praktikisht ka falimentuar, por ligji që e klasifikon atë si sektor strategjik pengon procesin. Një korrespondencë ndërmjet dikastereve të qeverisë zbardh planin se si do të falimentohet dhe pas do të shtetëzohet ARMO, e cila ka aktualisht 207 milionë USD kredi për të shlyer në bankat dhe 53 milionë USD në tatime.