Ekonomi

Epoka e “deglobalizimit”?

Postuar në 06 Prill, 2014 04:30

Konfliktet e fundit që po ndodhin kudo, nga Ukraina në Lindjen e Mesme e deri në detin e jugut të Kinës na kujtojnë që (siç thotë Robert D. Kaplan) gjeografia ka ende rëndësi, edhe në këtë epokë të globalizmit. Politikisht, bota nuk është aspak e sheshtë. Shifrat më të fundit ekonomike tregojnë se sa “shkëmbore” po bëhet bota jonë, edhe ekonomikisht. Globalizimi përcaktohet shpesh herë si lëvizja e lirë e mallrave, njerëzve dhe parave përgjatë kufijve.

“Fytyrat” e reja të krizave globale

Postuar në 03 Prill, 2014 14:54

Risqet ekonomikë, financiare dhe gjeopolitikë të botës janë duke ndryshuar. Disa risqe kanë tashmë një probabilitet më të ulët – edhe pse nuk janë shuar krejt. Të tjerë po bëhen më të mundur dhe më të rëndësishëm. Një apo dy vjet më parë, gjashtë risqe kryesorë dominonin skenën globale: Një shpërbërje e Eurozonës (përfshirë një dalje të Greqisë dhe humbje të aksesit në tregjet e kapitalit për Italinë dhe/ose Spanjën). Një krizë fiskale në Shtetet e Bashkuara (për shkak të grindjeve politike në lidhje me tavanin e borxhit si dhe problemeve të tjerë që lidhen me ngecjen e qeverisë).

Nis diskutimi i marrëveshjes me FMN në Kuvend. Relacioni i qeverisë shqiptare zbardh kushtet e kredisë

Postuar në 31 Mars, 2014 13:37

Në Kuvend këto ditë pritet të mbizotërojnë diskutimet dhe debatet për marrëveshjen që qeveria shqiptare ka nënshkruar me Fondin Monetar Ndërkombëtar. Marrëveshja, që ndër të tjera parashikon një serë detyrimesh që duhen përmbushur nga pala shqiptare, ka të bashkëlidhur edhe një program financimi për 3 vitet e ardhshme. Kredia 330 milionë euro që do t’i akordohet me 9 këste Shqipërisë, do t’i adresohet fillimisht shlyerjes së detyrimeve të papaguara, çka pritet të ketë efekt pozitiv zinxhir në ekonomi.

Para në dorë për fermerët

Postuar në 30 Mars, 2014 10:20

Të gjithë fermerët që do i shesin frutat dhe perimet e tyre në pikat e licensuara të grumbullimit, përveç çmimit të shitjes do të përfitojnë edhe një shtesë prej 15 për qind të vlerës së produktit nga buxheti i shtetit. “Top-Channel” ka siguruar një projektvendim të qeverisë, i cili ndryshon rrënjësisht skemën e subvencioneve në bujqësi duke e lidhur atë me produktin e gatshëm. Drafti, i cili pritet të miratohet shumë shpejt në qeveri rrit mbështetjen me para në dorë për fermerët dhe në të njëtën kohë synon formalizimin e sektorit.

Cani flet për REUTERS: Do i shlyejmë biznesit 350 milionë USD brenda tre muajve

Postuar në 27 Mars, 2014 08:10

Qeveria e Shqipërisë do të paguajë 350 milionë dollarë borxhe të prapambetura, që janë afërsisht sa gjysma e borxhit që u ka bizneseve. Shlyerja do të kryhet në tre muajt e ardhshëm. Kjo është një nismë që shpreson të inkurajojë rritjen ekonomike, tha ministri i Financave Shkëlqim Cani, për agjencinë Reuters.

Pages

Subscribe to RSS - Ekonomi