Një gjobë thuajse kriminale...

Postuar në 02 Maj, 2022 21:34

Google, kompania kryesore e kërkimit në internet, është duke u përpjekur të prapësojë të paktën tri nga gjobat shumëmiliardëshe të vendosura nga trupa antitrust e Bashkimit Europian. Kompania pretendon se BE aplikoi një gjobë thuajse kriminale prej 1.49 miliardë eurosh kur e penalizoi atë për abuzim me pozitën dominuese në treg për çështjen e kontratave të reklamave online. Sipas avokatëve të “Google”, të paraqitur në një seancë dëgjimore në Gjykatën Europiane në Luksemburg, gjoba ka patur gabime materiale pasi është vendosur pas karakterizimeve të gabuara. 

Avokati Josh Holmes ka pretenduar se Komisioni nuk ka karakterizuar saktë klauzolat, pasi sipas tij marrëveshjet e “Google” kanë patur synime pozitive për të mbrojtur klientët e faqeve. 

Përfaqësuesi i Komisionit, Nicholas Khan e ka cilësuar pozitën e “Google” si “ultra dominuese” në aspektin e kërkimit në internet, duke i dhënë asaj avantazhe shumë të mëdha dhe të pakonkurueshme. Sipas tij, kompania nuk donte të mbështetej në cilësitë dhe avantazhet e natyrshme të shërbimeve të veta, por preferoi klauzola antikonkuruese për të marrë avantazhe në një “ekosistem ku të ardhurat nga reklama janë jetike”

Në vendimin e vet, Komisioni shënjestroi tri klauzola kontraktuale për AdSense for Search, që vepron si platformë e ndërmjetme kërkimi për reklama që u jep faqeve akses në bazën e Google për reklamat.

Ekskluzivitetin e klauzolave, që u ndalon publikuesve të përfshijnë reklama online nga rivalët e Google në fushën e kërkimit të faqeve, duke gjykuar se kjo i ka lënë Google hapësirën më fitimprurëse për reklamat. 

Një tjetër aspekt, është klauzola e vitit 2009, që u kërkonte publikuesve të kërkonin aprovim me shkrim nga kompania përpara se të modifikonin paraqitjen e reklamave të rivalëve.

Seanca zgjat deri të mërkurën dhe do të shqyrtojë edhe klauzolat e ekskluzivitetit.

“Google” humbi sfidën e parë kundër Komisionit Europian për një gjobë 2.42 miliardë euro të vendosur kur shërbimit “Shopping” dhe pret në fund të këtij viti rezultatin e apelit për një gjobë prej 4.3 miliardë eurosh për sistemin operativ “Android”. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.