Kriza ukrainase, Gjermania nuk përjashton nacionalizimin e sektorit energjetik

Postuar në 09 Maj, 2022 23:09

Agjencia “Reuters” raporton sot për një plan të emergjencës së qeverisë gjermane në eventualitetin e ndërprerjes së furnizimit me gaz nga Rusia. Sipas agjencisë plani në fjalë përashikon edhe marrjen nën kontroll të tri firmave kritike në këtë sektor. 

Plani lidhet ne faktin se gazi rus zë aktualisht 55% të importit gjerman dhe aktualisht ky relacion po vihet nën presionin e një konflikti që po zgjat. 

Sanksionet e vendosura ndaj Rusisë kanë nxjerrë në pah mundësinë e një ndërprerjeje të menjëhershme furnizimi.

Sipas planit të cituar nga “Reuters”, qeveria gjermane do të mbështeste kreditimin për të ndihmuar përballimin e rritjes së çmimeve dhe në një hap tjetër nuk përjashton marrjen nën kontroll të vetin si rafineritë.

Mes tyre është p.sh rafineria PCK, që operohet nga Rosneft i Rusisë, afër Polonisë e që mund të bëhet objekt i embargos europiane. 

Një nga njerëzit familjar me këtë çështje tha se nacionalizimi i kompanive të energjisë është një opsion që po konsiderohet por do të zbatohet me kujdes dhe do justifikuar mbi bazën e sigurisë së furnizimit më tepër sesa si formë dënimi ndaj Rusisë

citon agjencia burimet e veta. 

Një tjetër masë është blerja e aksioneve në kompani të tjera si p.sh në vitin 2018 kur banka KfW bleu 20% të operatorit të energjisë 50Hertz për të shmamgur një ofertë kineze.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.