FAO: Çmimet e ushqimit mund të rriten deri në 22% mbi tavanin aktual
Organizata Botërore e Ushqimit dhe Bujqësisë paralajmëron se kriza në Ukrainë mund të sjellë rritjen me 22% të çmimeve të ushqimit në harkun kohor të 2 viteve të ardhshëm. Monika Tothova, ekonomiste në FAO, thotë për gazetën greke “Kathimerini” se varësia e shumë vendeve nga linja e furnizimit me grurë nga Ukraina dhe Rusia përcaktojnë prirjen e rritjes së çmimit.
Çmimet e ushqimit kanë arritur tashmë një rekord krahasuar me para 24 shkurtit 2022. Rreth 50 vende varen nga Federata Ruse dhe Ukraina për të paktën 30% të importit të tyre të grurit. Të dyja vendeve marrë bashkë përfaqësojnë 55% të eksportit të vajit të lulediellit
thotë ajo.
Sipas saj lufta në Ukrainë erdhi në momentin më të keq të mundshmë, pasi çmimet kishin nisur të rriteshin para saj. Çka do të thotë se ndërhyrja ruse, në pikëpamjen e tregut ndërkombëtar ka qenë më e keqja e mundshme.
Më lejoni të theksoj se shoku i luftës erdhi në një kohë kur çmimet ishin rritur tashmë. Në janar 2021, 1 ton grurë kushtonte afërsisht 270$, në fund të dhjetorit 2021 ishte 360$
shprehet Tothova e cila shton se në mes të prillit çmimi kërceu në 510$.
Në kushtet e tanishme dhe nisur nga fakti se fermerët ukrainas kultivojnë varitetin dimëror të grurit që korret në qershor, si dhe mungesat e inputeve për shkak të dëmit në luftë, është e pritshme një rritje e çmimit të ushqimeve nga 8-22% përmbi tavanin aktual. Tothova sugjeron që vendet të shohin për burime alternative për të shmangur varësi kaq të madhe nga një burim i vetëm.
Add new comment