Ekonomi
Aksioni antiinformalitet, çoroditen bizneset nga paqartësitë
Vrulli i aksionit antiinformalitet, deri tek deklaratat ekstreme të kryeministrit se kjo është luftë, i kanë çoroditur jo pak bizneset. Në një shkrim të botuar nga “Monitor” thuhet se këtu nuk bëhet fjalë për ato sipërmarrje, që dolën bllof dhe u detyruan të ulin qepenat, por për biznese që deri tani kanë qenë në rregull me shtetin, të cilat për shkak të natyrës së tyre specifike të biznesit, që lë shteg për interprtime ligjore, tremben se mund të bëhen pre e gjobave, apo dhe sekuestrimeve të mallit, tashmë që pritet të fillojnë kontrolle të organizauara nga e hëna.
"Me mish e me shpirt", po emri i Veliajt del në humnerën e pensioneve për vitin 2014
Për të kuptuar se si po e lufton qeveria informalitetin dhe ku po shkojmë me financat mjafton ky raport i Kontrollit të Lartë të Shtetit për skemën e kontributeve të sigurimeve shoqërore gjatë vitit 2014. Gropa e lënë nga qeveria e mëparshme në fondin e sigurimeve po kthehet në humnerë dhe kjo e konfirmuar nga të dhënat zyrtare të Kontrollit të Lartë të Shtetit.
Ja se çfarë thotë raporti:
Cani flet për buxhetin 2016: Do ta paraqesim në fund të tetorit, pas konsulencës me FMN-në
Në fund të muajit tetor do të prezantohet projektbuxheti i vitit 2016. Këtë e deklaroi sot ministri i Financave, Shkëlqim Cani. Deklarata e Canit u bë pas nënshkrimit të marrëveshjes për ndihmën financiare për projektin “Instalimi në Ministrinë e Financave i programit DMFAS 6 të UNCTAD –it dhe ngritja e kapaciteteve për menaxhimin e integruar të borxhit në Shqipëri“, me ambasadorin e Zvicrës, Christoph Graf. Sipas tij, p/buxheti do të konsultohet edhe me ekipin e Fondit Monetar Ndërkombëtar, i cili pritet të mbërrijë në vendin tonë në gjysmën e dytë të muajit tetor.
Interesat e bankave zbresin në minimume historike, klientët zhvendosen drejt depozitave afatgjata
Interesi mesatar i depozitave me afat shënoi një tjetër rënie në muajin korrik, duke arritur në një minimum historik prej 1.34%, nga 1.44% që ishte muajin e mëparshëm, sipas statistikave mujore të publikuara nga Banka e Shqipërisë. Sipas “Monitor” rënie kanë shënuar të gjitha maturitetet, nga ato 1 mujore, deri te 60 mujore. Psh, depozituesit e rinj të korrikut, që kanë mbyllur paratë e tyre ma afat maturimi një vjeçar do të marrin interesa prej vetëm 1.42%.
Pronat/Projektligji i ri e ka në thelb padrejtësinë
Do të zgjidhim për 10 vjet problemin e pronës. Kështu premton qeveria aktuale me projektligjin e ri që ka miratuar. Më tej, ngrihet edhe një Task Force, e cila do ruajë tjetërsimin e titujve të pronësisë nga vendime gjykatash që janë shpallur armike. Më e komplikuar se kaq vështirë të jetë situata për pronën. Ligji i ri po trumbetohet shumë, por ai ka një hile të trashë dhe prepotente brenda sa kohë që njeh kompensim sipas zërit kadastral në momentin e shpronësimit. Por me sa duket ligji ka edhe probleme të tjera.
"Mandata" e fundit nga Haxhinasto për shqiptarët: Rrugët që mendoj të jap me konçesion
Shqiptarët do t’i paguajnë shtrenjtë investimet në infrastrukturë që qeveritë kanë bërë me paratë e tyre. Lajmi është dhënë nga Edmond Haxhinasto, ministër i dy qeverive të fundit Berisha-Rama. Në një intervistë për emisionin “Tonight” ministri i Transporteve zbuloi planin e qeverisë për të dhënë me koncesionin thuajse të gjithë rrjetin rrugor kombëtar.
Guvernatori mbron bankat nga aksioni kundër informalitetit: Nuk kanë fshehur para
Për guvernatorin Genti Sejko aksioni i luftës kundër informalitetit do t’u japë mundësi bizneseve të bëhen më të besueshme për bankat dhe të përfitojnë më lehtë kredi. Sipas tij, sektori bankar është më i formalizuar dhe në përgjithësi nuk ka punuar me balance të dyfishta. “Unë nuk dua të bëj avokatin e bankave, por kjo është e ditur që bankat apo aktorët e sektorit financiar të licensuara nga Banka e Shqipërisë kanë qenë sektori apo industria më e formalizuar në raport me pasqyrat financiare.
Luftë evazionit dhe informalitetit. Po Ministria e Financave a ka dijeni si kanë funksionuar kasat fiskale? A duhet të kemi një raport zyrtar për këtë?
Qeveria ka nisur aksionin kundër informalitetit dhe evazionit fiskal, duke shpallur gjendje lufte për Shqipërinë. Në fakt, aksioni ndaj informalitetit u shty, me synim që t’i lihet kohë të regjistrohet e më pas të blejme kasën fiskale. Kjo është njëra anë e çështjes, e cila ka krijuar pështjellim dhe tension, e që në çdo rast do të duhet pritur për të parë rezultatet. Ana tjetër është ajo që ofron shteti, përveç shërbimit edhe garancia që evazioni të mbahet nën kontroll. Një nga mënyrat më të njohura është fiskalizimi dhe zbatimi i rregullave, që është kuponi.
Energjia, humbet më shumë se 31% e asaj që prodhohet
Afro një e treta e energjisë elektirke që prodhohet në Shqipëri, humbet. Sipas bilancit të energjisë elektrike, publikuar nga INSTAT, energjia e humbur në gjysmën e parë të vitit ishte rreth 31.1% e totalit, në ulje nga niveli 38.4% që raportohej në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Pjesën dërrmuese të humbjeve vazhdon ta shkaktojë rrjeti i shpërndarjes së energjisë elektrike, me 28.6%.