Ekonomi
Të ardhurat buxhetore Janar-Korrik: 5% më shumë se vjet, 19% më shumë se parvjet
Nga të dhënat paraprake të Thesarit të Shtetit për periudhën janar-korrik, rezulton se të ardhurat buxhetore ishin 216 miliard lekë të reja (rreth 2 miliard dollarë). Krahasuar me të njëjtën periudhë të 2014-ës, të ardhurat ishin 5% më të mëdha, ndërsa krahasuar më të njëjtën periudhë të 2013-ës, ishin 19% më të mëdha. Sidoqoftë, parashikimi në fillim të vitit ishte që ato do të ishin 9% më të mëdha se vjet dhe 23% më të mëdha se parvjet.
De Maiziere: Shqiptarët jo azil në Gjermani, por mund të vijnë për të punuar me kontratë
Thomas de Maiziere ministri i Brendshëm gjerman i kushtonte një pjesë të intervistës së dhënë për “Euronews” edhe azilkërkuesve shqiptarë, duke deklaruar se ata nuk kanë asnjë arsye për të kërkuar azil, por mund të shkojnë në Gjermani për të punuar. “Nëse një vend ka aplikuar për anëtarësim në Bashkimin Europian ose vetëm është anëtar i NATO-s, nëse është vend ku respektohet demokracia, atëherë nuk ka asnjë arsye që shtetasit e këtyre vendeve të kërkojnë azil në Europë. Kjo është e papranueshme, në të vërtetë kjo është e dënueshme”, u shpreh ai për “Euronews”.
Tregtia e jashtme: Rritje e kërkesës së brendshme e të jashtme, përjashtuar mineralet, karburantet, dhe energjinë
Nga të dhënat më të fundit të INSTAT-it për tregtinë e jashtme, rezulton se, në periudhën 7-mujore janar-korrik, importet janë rritur me 0.7% krahasur me një vit më parë. Por importi i grupit energji elektrike/minerale/lëndë djegëse, ka pësuar një rënie të ndjeshme prej 21% (si rezultat i prodhimit vendas të energjisë dhe karburanteve).
Përkeqësohet bilanci i tregëtisë me jashtë, pasqyrë e partneritetit të ri politik
Muaji korrik ka shënuar bilancin më negativ në tregëtinë me jashtë përgjatë viteve të fundit. Të dhënat e INSTAT tregojnë se deficiti tregtar i këtij muaji është 30 mld lekë, duke u rritur me 23,0 % krahasuar me Korrik 2014 dhe 20,3 % në krahasim me Qershor 2015.
Në korrik eksportet e mallrave arritën vlerën 22 mld lekë, duke u ulur me 2,6 % në krahasim me një vit më parë dhe 7,6 % në krahasim me Qershor 2015. Importet e mallrave në korrik të këtij viti arritën vlerën 52 mld lekë, duke u rritur me 10,6 % në krahasim me Korrik 2014 dhe 6,5 % në krahasim me Qershor 2015.
Katastrofa në KESH, rriten shpenzimet, bien të ardhurat 45%, humbet 158 milionë euro në 2014
Prodhuesi shtetëror i energjisë, Koorporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) ka shënuar një ecuri mjaft negative në vitin 2014, sipas të dhënave të publikuara në bilancin e saj. “Monitor” bën të ditur se të ardhurat e kompanisë ranë ndjeshëm me 45%, duke zbritur në 16 miliardë lekë (115 milionë euro), nga 29.2 miliardë lekë (209 milionë euro), që ishin në 2013-n. Sipas “Monitor” vetëm nga shitja e energjisë elektrike, të ardhurat ranë nga rreth 25 miliardë lekë, në rreth 11 miliardë lekë në 2014-n.
Agjencitë ankohen se nuk ka blerje të pasurisë të patundshme nga të huajt: Shqipëria nuk tërheq, kërkohet Greqia
“Monitor” shkruan se marketimi nga media të njohura jashtë për bukuritë natyrore të Shqipërisë, në përpjekje për të nxitur vizitues në vend, ka pasur efektin e saj në rritjen e turistëve, sidomos atyre nga vendet skandinave në Shqipëri, mirëpo blerjet e patundshmërive duket se janë në një fazë “ngrirjeje”. Të huajt që jetojnë në Shqipëri, sipas agjencive të pasurive të patundshme kanë reshtur së bleri prona. Ata janë më të tërhequr në gjetjen e një ambienti për të jetuar me qira, për ata që kanë aktivitet punësimi në vendin tonë.
Ndikimi i krizës greke: preket tregtia me Shqipërinë, ulet volumi tregtar por rriten eksportet
Kriza greke që kaloi në gjashtëmujorin e parë të këtij viti, i ka shtrirë efektet edhe në tregtinë me Shqipërinë. “Monitor” shpjegon se në fund të gjashtëmujorit të parë volumi tregtar me Greqinë ra me 1.2 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Pas një përmirësimi vitin që shkoi, ku volumi tregtar shënoi 13.8 për qind të totalit të tregtisë me jashtë nga 12.8 për qind në vitin 2015, shifrat i janë rikthyer rënies sërish në vitin 2015. Por surpriza sipas “Monitor” është se, rënien më te madhe e kanë pësuar importet se, eksportet, ndërkohë që pritej e kundërta.
Shehu flet për mungesë të theksuar politikash qeveritare: Nuk mblidhen të ardhurat me fushata
Importuesit mbarojnë rezervat e karburanteve para afatit, ulet çmimi i naftës
Pas një presioni të gjerë e të gjatë mediatik, së fundi kemi një ulje të lehtë të çmimit të karburanteve në Shqipëri. Por ndoshta ky ndryshim nuk vjen vetëm nga presioni, por thjesht sepse tregtarët i kanë përfunduar rezervat që i kishin blerë më çmim ca më të shtrenjtë. Janë ulur çmimet e shitjes me 5 deri në 9 lekë për litër të naftës, por edhe të benzinës. Në tregun vendas një litër naftë nga 184 lekë ka zbritur deri në 175 . Kjo tendencë është vërejtur tek kompanitë kryesore që operojnë në treg. Importuesit kishin paralajmëruar se do te kishte një ulje të çmimit në fillim të shtatorit.
Ujkut mëlçitë në qafë. OSHEE Durrës i jep tender inxhinierit të vet
OSHEE Durrës i jep një tender 300 mijë USD kompanisë private të kryeinxhinierit të vet Plator Mehmeti. Syri.net zbardhi sot një kontratë prokurimi, që ngre dyshime të forta për korrupsion. Bëhet fjalë për një prokurim me negocim të drejtpërdrejtë, pa tender dhe pa shpallje paraprake të kontratës, përmes të cilit OSHEE e Durrësit ka blerë 33.6 milionë lekë ose mbi 300 mijë dollarë materiale elektrike.