Ekonomi

Ahmetaj ua faturon kompanive çmimin e lartë të naftës: Nuk e taksojmë fort

Postuar në 22 Gusht, 2015 20:54

Arben Ahmetaj, ministër i Zhvillimit Ekonomik, deklaroi për “Top Channel” se rritja ekonomike e vendit është përshpejtuar, pavarësisht situatës së vështirë në vendet fqinje. “Kjo ekonomi po rritet edhe në mungesë të kreditimit. Së pari besimi; indekset e besimit të sipërmarrjes dhe të konsumatorit janë rritur, së dyti, është aktivizuar prodhimi i vendit dhe së treti, kemi mundur të krijojmë besim tek investitorët e huaj. Vetëm në 3-mujorin e parë të vitit 2015 arritëm të vendosim një rekord të tërheqjes së investimeve të huaja; 268 milionë euro”, tha Ahmetaj.

Gjergj Buxhuku e Zef Preçi: Aksioni kundër informalitetit, një sistem i ri fiskal mund të justifikonte

Postuar në 22 Gusht, 2015 13:05

Problemet që lidhen me korrupsionin, me informalitetin, me evazionin janë probleme të lidhura integralisht midis tyre, që ushqejnë njëra-tjetrën. Ndërkohë përfaqësuesit e biznesit gjejnë si shkak të informalitetit aplikimin e taksës progresive duke e renditur atë ndër faktorët kryesorë që ka sjellë rritje të evazionit. Në një prononcim për “Ora News” administratori i Konfindustrisë deklaron se tashmë bizneset evitojnë pagesat e taksave duke dhënë rryshfet.

Punësim në Gjermani kush ka këto profesione

Postuar në 22 Gusht, 2015 12:14

Ata shqiptarë që duan të ikin në Gjermani do të duhet të jenë të aftë profesionalisht. “Tregu gjerman ka nevojë për një sërë profesionistësh, por personat që kanë shkuar me një procedurë azilkërkimi ia kanë hequr vetes mundësinë e punësimit”, tha Hoffman. Profesionet që kërkohen janë:

§ Inxhinier mekatronik

§ Ekspert i sistemeve mekatronike

§ Mekatronik bachelor

§ Teknik mekatronik

§ Inxhinier elektronik

§ Inxhinier i industrise elektronike

§ Inxhinier në Teknologji industriale

§ Inxhinier ndërlidhës

Zbret kursi i këmbimit të dollarit në Shqipëri, bie dhe euro; A do ulet nafta?!

Postuar në 22 Gusht, 2015 09:48

Monedha amerikane ka rwnw në tregun e brendshëm, duke u këmbyer me 123.91 lekë. Ky është niveli më i ulët që nga janari i këtij viti. Edhe euro ka shënuar rënie të lehtë, duke arritur dhe ajo afër nivelit më të ulët të vitit.

Rumania ul TVSH-në nga 24 në 19 përqind, heq taksën e qarkullimit

Postuar në 21 Gusht, 2015 22:46

Partitë politike në Rumani ranë dakord për të ulur TVSH-në (Tatimin mbi Vlerën e Shtuar) nga 24 përqind që është aktualisht në 19 për qind. Kjo masë do të nisë të zbatohet nga Janari i vitit 2016. Palët politike po ashtu arritën marrëveshjen për të hequr taksën e qarkullimit deri në vitin 2017.
Ministri i Ekonomisë, Eugen Teodorovici deklaroi se ulja graduale e nivelit të TVSH-së dhe heqja e taksës së qarkullimit për 2017 do të ndihmojnë në uljen e defiçitit buxhetor me rreth 2 përqind.

Do të nisë nga biznesi i madh. Por sërish pakkush beson...

Postuar në 21 Gusht, 2015 20:22

Kryeministri Edi Rama, ka postuar sot në profilin e vet në Facebook, një tabelë ku tregohet rritja e të ardhurave nga vendosja e kuponave fiskale në shitjen e karburantit. Duke “harruar” çmimin e karburantit, Rama, argumenton kështu, nisur nga biznesi i madh, nevojën dhe dobinë e aksionit të muajit shtator kundër informalitetit dhe evazionit.

Ulje-ngritjet e të ardhurave buxhetore

Postuar në 21 Gusht, 2015 17:28

Përqindja e Produktit të Brendshëm Bruto që arkëtohet çdo vit në buxhetin e shtetit nga tatimet, taksat etj. varet nga paketa fiskale e çdo viti, si dhe nga zbatimi i saj në praktikë nga administrata fiskale. Grafiku bashkëngjitur përmbledh historinë e këtij treguesi sintetik për Shqipërinë nga viti 2000 deri në vitin 2015.

Ministri i Bujqësisë tha se embargoja ruse nuk ndikon në eksportet bujqësore. Fermerët thonë të kundërtën

Postuar në 21 Gusht, 2015 11:29

Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, deklaroi para disa ditësh se embargoja ruse nuk ndikon në eksportet shqiptare. Mirëpo realiteti mund të rezultojë disi ndryshe, pasi nuk mund të mohohet ndikimi që ka mbyllja e një tregu si ai rus. Në një shkrim të vetin, siti “Agroweb” sjell zërin e disa fermerëve që ndajnë një mendim të ndryshëm nga ai i ministrit të Bujqësisë. “Situata politike në Maqedoni, por dhe në Rusia ka ndikuar shumë tek eksportet.

Edhe Bashkia e Tiranës paralajmëron “aksion” për mbledhjen e taksave vendore

Postuar në 21 Gusht, 2015 09:23

Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku, thotë në një intervistë për “Gazeta Shqiptare” se borxhi prej 30 milionë $ që ka bashkia ndaj kompanive të ndryshme, mund të rikuperohet përmes një performace të mirë në mbledhjen e taksave. I pyetur nëse bashkia mendon për rritje taksash, Mazniku shprehet për “jo” dhe sqaron se mbledhja e taksave aktuale është problemi. Sipas tij, mbledhja e taksës së parkimit është në nivelet 2-3%, kurse taksa e pasurisë në 0.5%.

“Informaliteti” i telave, deri në fundviti do hiqen linjat e komunikimeve elektronike nga shtyllat elektrike në të gjithë vendin

Postuar në 21 Gusht, 2015 08:59

Në një raport nga “Tv Scan” thuhet se Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare do të shtrijë aksionin për heqjen e linjave të komunikimeve elektronike nga shtyllat elektrike në të gjithë vendin. Sipas një shkrese drejtuar operatorëve, bashkive dhe Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë, të gjitha linjat duhet të largohen nga shtyllat elektrike brenda 31 Dhjetorit 2015.

Pages

Subscribe to RSS - Ekonomi