Ulje-ngritjet e të ardhurave buxhetore

Postuar në 21 Gusht, 2015 17:28

Përqindja e Produktit të Brendshëm Bruto që arkëtohet çdo vit në buxhetin e shtetit nga tatimet, taksat etj. varet nga paketa fiskale e çdo viti, si dhe nga zbatimi i saj në praktikë nga administrata fiskale. Grafiku bashkëngjitur përmbledh historinë e këtij treguesi sintetik për Shqipërinë nga viti 2000 deri në vitin 2015.

Në vitet 2000-2005, ky tregues u luhat në kufijtë 24%-25%. Në vitin 2008 u ngjit në nivelin 26.9%, duke zbritur përsëri gradualisht deri në kufirin minimal 24% në 20013-ën. Në vitin 2014 u ngjit menjëherë në 26% dhe parashikimi fillestar për 2015-ën ishte 27.8%, por pritet të realizohet në nivelin rekord për Shqipërinë - 27.3%.

Krahasimisht, tre vendet vendet fqinjë që janë kandidatë për në BE (Mal i Zi, Serbi, Maqedoni) e kanë këtë tregues në nivelin mesatar 37.3%

E.Zaloshnja

Comments

Submitted by statisticien sh... (not verified) on

ky grafik na tregon se, pas cdo rrotacioni te pushtetit, qeverite I shtrengojne rripat e administrates fiskale dhe keshtu rritet perqindja e PBB-se qe shkon ne arken e shtetit.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.