statistika
Leximi objektiv i statistikave/Në Itali fataliteti i koronavirusit, 1.14%
Instituti Italian për Studime Politike Ndërkombëtare ka publikuar së fundmi një studim që sqaron sipas tij mortalitetin real të koronavirusit në vendin fqinj. Raportimet e ndryshme mediatike dhe jo vetëm raportojnë se shkalla e mortalitetit në Itali është shumë e lartë, krahasuar edhe me vende të tjera, 9.9% sipas raportimit të datës 24 mars 2020. Çështja ka rëndësinë e vet sepse një ndër shkaqet e emergjencës globale është edhe raportimi alarmant nga njëri vend në tjetrin.
Bie prezenca shqiptare në Itali. Rritje e shpejtë e komuniteteve kineze dhe ukrainase
Diskutimi dhe alarmi për emigracionin në Itali ngjan të jetë jo dhe aq i bazuar nisur nga të dhënat e fundit të Institutit të Statistikave të vendit fqinj.
Kështu komuniteti i parë i të huajve janë rumunët me rreth 1.2 milionë emigrantë, ndërkohë që në vend të dytë vijnë marokenët, shqiptarët me shumë më pak dhe në fund kinezët.
Pretendimi i Rusisë: Në Siri kemi vrarë 86 mijë militantë islamikë
Rusia pretendon se ka vrarë apo nxjerrë jashtë luftimit në Siri 86 mijë militantë të Shtetit Islamik apo Al Nusras sindhe 830 drejtues bandash. Lajmi përcillet nga Ministria ruse e Mbrojtjes e cila sqaron se mes militantëve të vrarë përfshihen edhe 4 500 imigrantë nga Federata Ruse dhe nga Bashkimi i Vendeve të Pavarura.
Në vitin 2016 /227 vetëvrasje dhe 315 tentativa vetëvrasjeje
Policia e Shtetit ka publikuar disa statistika që flasin për situatën depresive ku ndodhet një pjesë e shoqërisë, por edhe mungesën e instrumenteve për të asistuar probleme të saj. Në vitin 2016 në Shqipëri kanë ndodhur 227 vetëvrasje dhe 315 tentativa për vetëvrasje. Të dhënat u bënë të njohura në konferencën “Depresioni dhe Vetëvrasja” ku u nënvizua se vetëvrasja ka prekur edhe pjesëtarë të uniformave blu.
Banka Botërore: 45.5% e shqiptarëve në varfëri. Jetojnë me më pak se 5$/ditë
Shqipëria është vendi me shkallën më të lartë të varfërisë në Ballkanin Perëndimor. E dhëna që duket se i është ngjitur përjetësisht vendit tonë, jepet nga Banka Botërore në një raport për vitin 2016.
Luhatjet elektorale dibrane ndër vite
Dje kandidati i i “së majtës” fitoi 56% të votave në bashkinë e Dibrës. Pothuaj të njëjtën përqindje morën partitë mështetëse të tij 11 vjet më parë – në zgjedhjet e 2005-ës. Siç duket qartë edhe nga grafiku shoqërues, një pjesë e votuesve dibranë janë të prirur të votojnë këdo që është në pushtet – “të majtët”, kur ata janë në pushtet, dhe anasjelltas.
E.Z.
Që nga viti 1945/Italia me rritje zero të të diplomuarve universitarë
Italia shënon një tjetër rekord të errët krahasuar me vende të tjera të Europës. “Corriere della Sera” raporton se për herë të parë që nga viti 1945 numri i të diplomuarve në universitet nuk rritet më krahuar me një vit më parë. Kjo shikohet si një problem që do të ketë pasoja për konkurueshmërinë e ekonomisë italiane në dekadat që do të pasojnë.
Loja me statistikat e bazuara vetëm te numëruesi
Ditët e fundit, në mediat shqiptare u raportua se borxhi publik shqiptar u rrit këtë vit. Javët e fundit, në mediat amerikane u raportua se numri i njerzve me ngjyrë të vrarë nga policia është përpjestimisht më i lartë se i të bardhve.
Të dyja raportimet janë të sakta, por tregojnë vetëm gjysmën e së vërtetës – ato bazohen vetëm në numëruesin e thyesës, duke lënë në hije emëruesin e saj.
“Pushtimi islamik” i Italisë, paragjykim. Emigrantët kristianë, dyfishi i atyre të besimit mysliman. Shqiptarët, grupi i dytë i myslimanëve në Itali
Italia po përmbytet dhe pushtohet nga myslimanët. Një pohim i ngritur mbi paragjykime nëse i referohemi shifrave të fundit, të cilat citohen në një shkrim të posaçëm nga gazeta e Kishës, “Avvenire”. Faktet e evidentuara nga Fondacioni Iniciativa dhe Studime mbi Multietnicitetin, provojnë se shumica e 5 milionë emigrantëve që jetojnë në Italia janë kristianë. Në 1 janar të këtij viti, emigrantët e besimit kristian ortodoks përbënin diçka më shumë sesa 1.6 milionë, ndërkohë që ata të besimit mysliman janë 1. 4 milionë dhe 1 milionë katolikë.
Kaos vlerësimesh për ekonominë, ministri i Financave: “Kemi lënë pas krizën”
Ekonomia është mirë dhe Shqipëria e ka lënë pas krizën. Kështu mendon të paktën ministri i Financave, Arben Ahmetaj, i cili gjatë një takimi për zhvillimin ekonomik, zhvilluar me deputetë të Kuvendit në Komisionin e Ekonomisë, u shpreh optimist. “Shqipëria ka kapërcyer kërcënimet ekonomike dhe shkaku kryesor i rritjes janë reformat e ndërmarra nga qeveria aktuale si dhe investimet e huaja dhe vendase. Transparenca e shifrave është me shumë rëndësi.