Në vitin 2016 /227 vetëvrasje dhe 315 tentativa vetëvrasjeje
Policia e Shtetit ka publikuar disa statistika që flasin për situatën depresive ku ndodhet një pjesë e shoqërisë, por edhe mungesën e instrumenteve për të asistuar probleme të saj. Në vitin 2016 në Shqipëri kanë ndodhur 227 vetëvrasje dhe 315 tentativa për vetëvrasje. Të dhënat u bënë të njohura në konferencën “Depresioni dhe Vetëvrasja” ku u nënvizua se vetëvrasja ka prekur edhe pjesëtarë të uniformave blu. Shifrat janë shqetësuese në një shoqëri ku edhe vrasja është normuar si pjesë e zakonshme e jetës, në disproporcion kjo me të dhënat e shumta të raporteve ndërkombëtare për një Shqipëri që po zhvillohet.
Add new comment