“Pushtimi islamik” i Italisë, paragjykim. Emigrantët kristianë, dyfishi i atyre të besimit mysliman. Shqiptarët, grupi i dytë i myslimanëve në Itali

Postuar në 17 Korrik, 2016 16:30

Italia po përmbytet dhe pushtohet nga myslimanët. Një pohim i ngritur mbi paragjykime nëse i referohemi shifrave të fundit, të cilat citohen në një shkrim të posaçëm nga gazeta e Kishës, “Avvenire”.  Faktet e evidentuara nga Fondacioni Iniciativa dhe Studime mbi Multietnicitetin, provojnë se shumica e 5 milionë emigrantëve që jetojnë në Italia janë kristianë. Në 1 janar të këtij viti, emigrantët e besimit kristian ortodoks përbënin diçka më shumë sesa 1.6 milionë, ndërkohë që ata të besimit mysliman janë 1. 4 milionë dhe 1 milionë katolikë. Besimet e tjera vijnë në këtë radhë: evangjelistët 121 mijë, induisttë 72 mijë, sikhët 17 mijë, koptët rreth 19 mijë. Në total, besimi kristian mes emigrantëve dominon me gati dyfishin e numrit. Origjina e myslimanëve me banim në Itali jepet e tillë: Marokenët 424 mijë, shqiptarët 214 mijë, Bangladeshi 100 mijë, Pakistani 94 mijë, Tunizia 94 mijë dhe Egjipti me 93 mijë. Duhet thënë se shifra në total këtu shkon rreth 1 milionë.

Për shqiptarët ka rëndësi kjo statistikë, pasi provon se numri i emigrantëve të ikur nga vendi ynë drejt Italisë, i parë mbi kriterin fetar, rezulton i barabartë, në mos me shumicë kristiane, apo pa besim. Por lajmi në fakt është se statistika ndihmon në uljen e një fryme jo të mirë që dominon një pjesë të opinionit italian, sa i përket rrezikut islamik. 

 

http://www.avvenire.it/Cronaca/Pagine/Nessuna-invasione-islamica-i-crist...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.