Bie prezenca shqiptare në Itali. Rritje e shpejtë e komuniteteve kineze dhe ukrainase

Postuar në 26 Prill, 2019 10:37

Diskutimi dhe alarmi për emigracionin në Itali ngjan të jetë jo dhe aq i bazuar nisur nga të dhënat e fundit të Institutit të Statistikave të vendit fqinj. 

Kështu komuniteti i parë i të huajve janë rumunët me rreth 1.2 milionë emigrantë, ndërkohë që në vend të dytë vijnë marokenët, shqiptarët me shumë më pak dhe në fund kinezët. 

Po të lëmë mënjanë marokenët që kanë emigracion tradicional në Itali, rumunët dhe shqiptarët përfaqësojnë popullsi europiane dhe më tej akoma, rumunët janë pjesë e Bashkimit Europian, pra konsiderohen si pjesë e lëvizjes së krahut të punës brenda vetë unionit. 
Sipas të dhënave të INSTAT komuniteti rumum që u rrit ndjeshëm pas vitit 2007 ka nisur të qëndrojnë në shifrat e veta. 

Komuniteti i shqiptarëve dhe marokenëve ka pësuar rënie numerike që nga viti 2014 vit kurr arritën numrin më të madh, deri në 500  mijë dhe duke qenë prej vitesh në Itali, një pjesë kanë përfituar edhe nënshtetësinë. 

Komunitete që po njohin rritje janë kinezët dhe ukrainasit që në gjashtë vite kanë shkuar nga 200 mijë në 300 mijë për kinezët dhe nga 180 mijë në 240 për ukrainasit. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.