Banka Botërore: 45.5% e shqiptarëve në varfëri. Jetojnë me më pak se 5$/ditë

Postuar në 09 Prill, 2017 15:42

Shqipëria është vendi me shkallën më të lartë të varfërisë në Ballkanin Perëndimor. E dhëna që duket se i është ngjitur përjetësisht  vendit tonë, jepet nga Banka Botërore në një raport për vitin 2016.

Banka botërore në një raport për vitin 2016 vëren se gati gjysma e popullisë në vendin tonë jeton në kushtet e varfërisë së moderuar. Statistikisht sipas bankës botërore 45.5% e shqiptarëve jetojnë më me pak se 5 dollarë në ditë, ndërkohë që vendet e tjera të rajonit si Mali i Zi, Maqedonia dhe Serbia janë në nivele shumë herë më të ulta të varfërisë, karahasuar me vendin tonë. Sipas Bankës Botërore, shkalla e varfërisë ka zbritur me 1.7 pikë përqindje në tre vitet e fundit, nga niveli prej 47.2% ku qëndronte në vitin 2013. Rënia është edhe më e fortë nëse krahasimi bëhet me 2009, vit kur ky institucion evidentonte 60 përqind të familjeve shqiptare me të ardhura vetëm 5 dollarë për frymë në ditë, si pasojë e dy goditjeve të forta që morën buxhetet e familjarëve nga kriza e çmimeve të larta në vitin 2008 dhe më pas kriza globale

raporton Televizioni Publik Shqiptar.

Më poshtë shkalla krahasuese e varfërisë për vitin 2016 që tregon se sa keq paraqitet gjendja në vendin tonë krahasuar me fqinjët.

(burimi BB)

Shqipëri 45.5 %

Maqedoni 30.7%

Mali i zi 12.8%

Serbi 13.6%

http://rtsh.al/lajme/bb-45-5-e-shqiptareve-ne-varferi/

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.