Pretendimi i Rusisë: Në Siri kemi vrarë 86 mijë militantë islamikë
Rusia pretendon se ka vrarë apo nxjerrë jashtë luftimit në Siri 86 mijë militantë të Shtetit Islamik apo Al Nusras sindhe 830 drejtues bandash. Lajmi përcillet nga Ministria ruse e Mbrojtjes e cila sqaron se mes militantëve të vrarë përfshihen edhe 4 500 imigrantë nga Federata Ruse dhe nga Bashkimi i Vendeve të Pavarura.
Nëse të dhënat janë të sakta atëherë fushata ushtarake ruse ka likujduar rreth 30 mijë njerëz në vit që nga viti 2015 kur edhe ajo nisi.
Siria ka qenë fushëbeetejë edhe për armatimin. Ministria ruse deklaron se në konflikt janë testuar 231 lloje armësh të reja përfshirë përdorimi e raketave të lëshuara nga deti, nga avionë strategjikë, apo edhe nga avionë pa pilotë.
Aktualisht pala ruse pretendon se 96% e territorit sirian është nën kontrollin e Damaskut zyrtar, një sukses po të mbahet parasysh nisja e fushatës në vitin 2015. Rusia ka në terren 63 mijë njerëz, nga të cilët 434 gjeneralë, 26 mijë oficerë të cilët sipas ministrisë kanë përfituar përvojë luftimi. Kësaj rezymeje i mungon dëmi mes trupave ruse dhe siriane në përballjen me militantët.
Add new comment