“Informaliteti” i telave, deri në fundviti do hiqen linjat e komunikimeve elektronike nga shtyllat elektrike në të gjithë vendin
Në një raport nga “Tv Scan” thuhet se Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare do të shtrijë aksionin për heqjen e linjave të komunikimeve elektronike nga shtyllat elektrike në të gjithë vendin. Sipas një shkrese drejtuar operatorëve, bashkive dhe Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë, të gjitha linjat duhet të largohen nga shtyllat elektrike brenda 31 Dhjetorit 2015. Sipas AKEP, në këtë fazë do të ndërhyhet jo vetëm te linjat që shfrytëzojnë shtyllat elektrike, por, edhe në brendësi të zonave të banuara ku gjendja e instalimeve është jashtë kushteve teknike që kërkojnë rregulloret. Duke iu referuar informacionit të AKEP, “Tv Scan” raporton se në fazën e pare të aksionit, që u shtri deri në 15 Korrik për Tiranën dhe 15 Qershor në qytetet kryesore të vendit u eleminuan rrjetet kabllore ajrore në zonat urbane me dendësi më tëmadhe, qendrat e qyteteve, pjesët. Brenda unazave, hyrjet e qyteteve apo rrugët kryesore, pjesë të cilësuara si shumë problematike. Nga puna e kryer këto muaj, konstatohet se rreth 70 % e rrjetit ajror është braktisur dhe nuk përdoret më nga operatorët. Kjo ka krijuar problematika me sigurimin teknik, duke rritur rrezikun e ngatërrimit me linjat elektrike, por ka ndikuar edhe në cilësinë e rrjeteve, pasi është shumë e vështirë të identifikohet linja funksionale, duke qenë se operatorët kanë instaluar linja të reja.Gjatë fazes së parë u konstatua që në disazona kishte tubacione që u perdorën për të kaluar linjat e mëparshme ajrore, por njëkohësisht disa Bashki dhanë leje për shtrimin e linjave në rrugë kryesore dhe qendrat e banimit.
Comments
Aksioni mire e bukur por a
Aksioni mire e bukur por a nuk duhet qe paralelisht te shtrihen trasete e komunikimit ( telave pra ) nentoke ashtu siç eshte ne tere boten e civilizuar?
Add new comment