aksion
Edhe fushatë ndërgjegjësimi edhe domosdoshmëri! Pse një aksion i dytë kundër informalitetit?
Biznesin e pret një valë e dytë tatimorësh në terren. Në një gusht do të rinisë një aksion anti informalitetet i fokusuar tek kuponi tatimor. Kjo u njoftua nga ministri i Financave Arben Ahmetaj, i cili bëri gjithashtu të ditur edhe se së shpejti do të ketë lehtësim procedurash tatimore. Ministri e prezantoi aksionin si një fushatë ndërgjegjësimi, por nga sa tha në terren do të zbarkojë ushtria e tatimorëve me njësi të tjera ndihmëse.
Veliaj bën thirrje për pjesëmarrje në pastrimin e Tiranës: Na jepni një dorë
Që në mëngjesin e së premtes nisi aksioni i pastrimit të Tiranës. Ndërkohë kryebashkiaku Veliaj bërithirrje për pjesëmarrje. Ashtu siç ishte paralajmëruar, Bashkia e Tiranës ka nisur në orët e paradites së të premtes aksionin për pastrimin e qytetit. Kryebashkiaku Veliaj zgjodhi njësinë administrative të Farkës për të nisur këtë aksion. Ai u bëri thirrje qytetarëve që të dalin të “japin një dorë” në pastrimin e kryeqytetit. “U bëj thirrje të gjithë qytetarëve që të dalin. Na duhet vetëm një orë kohë e gjithësecilit prej jush për të patur një qytet më të pastër.
“Informaliteti” i telave, deri në fundviti do hiqen linjat e komunikimeve elektronike nga shtyllat elektrike në të gjithë vendin
Në një raport nga “Tv Scan” thuhet se Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare do të shtrijë aksionin për heqjen e linjave të komunikimeve elektronike nga shtyllat elektrike në të gjithë vendin. Sipas një shkrese drejtuar operatorëve, bashkive dhe Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë, të gjitha linjat duhet të largohen nga shtyllat elektrike brenda 31 Dhjetorit 2015.