Veliaj bën thirrje për pjesëmarrje në pastrimin e Tiranës: Na jepni një dorë
Që në mëngjesin e së premtes nisi aksioni i pastrimit të Tiranës. Ndërkohë kryebashkiaku Veliaj bërithirrje për pjesëmarrje. Ashtu siç ishte paralajmëruar, Bashkia e Tiranës ka nisur në orët e paradites së të premtes aksionin për pastrimin e qytetit. Kryebashkiaku Veliaj zgjodhi njësinë administrative të Farkës për të nisur këtë aksion. Ai u bëri thirrje qytetarëve që të dalin të “japin një dorë” në pastrimin e kryeqytetit. “U bëj thirrje të gjithë qytetarëve që të dalin. Na duhet vetëm një orë kohë e gjithësecilit prej jush për të patur një qytet më të pastër. E nisëm nga Farka dhe unë do të jem edhe në disa njësi të tjera gjatë ditës. Tirana do të ngryset më e pastër seç u gdhi, por kjo nuk është e mjaftueshme. Ndaj Këshilli Bashkiak vendosi rritjen e gjobave për ndotësit”, tha Veliaj. Në disa zona, aty ku ndotja është më e madhe, në aksion është përfshirë ushtria me mjetet e saj të rënda.
Add new comment