Ndikimi i krizës greke: preket tregtia me Shqipërinë, ulet volumi tregtar por rriten eksportet
Kriza greke që kaloi në gjashtëmujorin e parë të këtij viti, i ka shtrirë efektet edhe në tregtinë me Shqipërinë. “Monitor” shpjegon se në fund të gjashtëmujorit të parë volumi tregtar me Greqinë ra me 1.2 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Pas një përmirësimi vitin që shkoi, ku volumi tregtar shënoi 13.8 për qind të totalit të tregtisë me jashtë nga 12.8 për qind në vitin 2015, shifrat i janë rikthyer rënies sërish në vitin 2015. Por surpriza sipas “Monitor” është se, rënien më te madhe e kanë pësuar importet se, eksportet, ndërkohë që pritej e kundërta. Eksportet drejt Greqisë në gjashtëmujorin e parë u rriten si në vlerë ashtu edhe në sasi. Në fund të janar-qershor, eksportet shqiptare drejt shtetit helen arritën në 3.8 për qind të krejt totalit nga 3.5 % që ishin në vitin 2014. Po sipas “Monitor”, rënien më të madhe në tregtinë me Greqinë e pësuan importet, teksa doganat kanë raportuar se në gjashtëmujorin e parë importi i mallrave nga Greqia shënoi rënie me 1 për qind, duke arritur në 8.7 për qind të totalit të importeve në krahasim me 9.8 % që ishin në janar-qershor 2014.
Add new comment