Të ardhurat buxhetore Janar-Korrik: 5% më shumë se vjet, 19% më shumë se parvjet

Postuar në 29 Gusht, 2015 09:56

Nga të dhënat paraprake të Thesarit të Shtetit për periudhën janar-korrik, rezulton se të ardhurat buxhetore ishin 216 miliard lekë të reja (rreth 2 miliard dollarë). Krahasuar me të njëjtën periudhë të 2014-ës, të ardhurat ishin 5% më të mëdha, ndërsa krahasuar më të njëjtën periudhë të 2013-ës, ishin 19% më të mëdha. Sidoqoftë, parashikimi në fillim të vitit ishte që ato do të ishin 9% më të mëdha se vjet dhe 23% më të mëdha se parvjet.

Duke lënë mënjanë të ardhurat  jotatimore (fitimi i Bankës së Shqipërisë, të ardhura nga Inst. Buxhetore, nga shitja e licencave për telefoninë lëvizëse, dividenti, tarifat e sherbimeve, etj.), të ardhurat ishin 4% më shumë se vjet dhe 17% se parvjet. Sidoqoftë, parashikimi në fillim të vitit ishte që ato do të ishin 11% më të mëdha se vjet dhe 24% më të mëdha se parvjet.

E.Zaloshnja

Comments

Submitted by shv (not verified) on

Krahasimi I vlerave absolute sic eshte bere me siper eshte te pakten siperfaqesor....
Ne radhe te pare nuk merr parasysh qe normat e taksimit per disa lloj tatimesh jane rritur ne te raport me vitet e meparshme....
Me tej, po ashtu nuk merr parasysh inflacionin....
Etj, etj, nuk po zgjatem....
Pra duket sikur eshte bere me synimin per ta nxjerre ne pah faktin se administrata tatimore te pakten "ka bere me mire se vjet dhe shume me mire se parvjet".....
Per fat te keq nuk eshte keshtu...

Submitted by statisticien sh... (not verified) on

ne raportimin e shifrave financiare, I jepet pergjigje pyetjes "Sa?", ndersa ne analizen e tyre I jepet pergjigje pyetjes "Pse?". Ketu vetem jane raportuar shifrat, nuk jane analizuar.

Submitted by sv (not verified) on

I drejte spjegimi I ndryshimit te raportimit me analizen, por ne raportim vihet edhe se cfare jane ato shifrat qe jepen, molle apo dardha....
Se per arsye te inflasicionit leket e 2013 jane "molle" dhe leket e 2015 jane "dardha".....

Submitted by sv (not verified) on

Ne raportimin e sakte thuhet se kur eshte fjala per "molle" e kur eshte fjala per "dardhe", se ndryshe eshte raportim po jo I sakte....
Se "leku I 2013" eshte "molle" e "leku I 2014" eshte "dardhe" qofte edhe sikur te marresh parasysh vetem inflacionin....

Submitted by statisticien sh... (not verified) on

qe te behet krahasimi molle me molle, pervec inflacionit duhet llogaritur edhe efekti I rritjes ekonomike 7-mujore ne tre vitet e krahasuara, si dhe I ndryshimit te paketes fiskale nga viti ne vit. keto llogaritje quhen analize, jo raportim...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.