fitimi
Legalizimi është antikushtetues
Në Shqipërinë e dhjetë- vjeçarit të fundit të shekullit XX dhe dhjetëvjeçarit të parë të shekullit XXI u bë i zakontë fenomeni i pushtimit të tokës dhe ndërtimit të paligjshëm. Kjo gjendje fakti u zhvillua aq shumë sa në programin politik të Kuvendit u vendos rregullimi me ligj i gjithçkaje që ndodhi në kundërshtim me ligjin përgjatë 20 viteve. Për të zgjidhur këtë çështje Kuvendi miratoi Ligjin nr. 9482, datë 03.04.2006 “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje” (në vijim ligji i legalizimit).
Konçesioni i pasaportave, 151 milionë euro në 6 vjet. Kontrata është 30 vjeçare dhe me të drejta ekskluzive!
Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Investigative – BIRN – shkruan sot për atë që e quan “biznesi i artë i koncesioneve. Në shkrim kalojnë në sitë koncesionet që janë dhënë nga qeveritë shqiptare, të cilat dalin rezultojnë me fitim shumë të madh. Disa prej tyre janë të njohur, si skanimi, markimi i karburanteve, Petrolifera, kolaudimi etj., thuajse të gjitha monopole në një treg ku shërbimi në shumicën e rasteve është skandaloz. Mjafton të kujtohet kolaudimi, radha e gjatë dhe heshtja e ministrit të Transporteve për të kuptuar se shqiptarët paguajnë edhe që të poshtërohen.
Koncesionet, 6% e PBB-së. "Petrolifera", rekord fitimesh. Me humbje, pullat fiskale dhe markimi i karburanteve
Petrolifera, Tirana Airport Partners dhe pasaportat janë tre koncesionet me më shumë fitim në Shqipëri. Sipas një raportimi të Top-Channel, norma e fitimit të tyre është mbi normalen, teksa koncesioni i parë arkëton 52% fitim, ndërsa dy koncesionet e tjera, përkatësisht 33% dhe 39%.
Në total koncesionet janë investimet më fitimprurëse në vend, që do të thotë kapitalizim i shërbimeve publike përmes një menaxhimi të privatit. Përfundimi: fitime marramendëse, por edhe kosto për qytetarët në disa raste.
Kategorizim i bizneseve sipas fitimit dhe jo sipas xhiros
Konfindustria do te paraqese si nje nga kerkesat kryesore per Paketen Fiskale 2017 ndryshimin e kategorizimit te bizneseve sipas qarkullimit vjetor si veprim I domosdoshem per formalizimin e ekonomise. Legjislacioni ne fuqi kategorizon bizneset ne te ashtuquajtur te “vegjel” me qarkullim vjetor deri ne 5 milion dhe 8 milion leke, qe perfitojne perjashtim te plote dhe/ose pjesor nga tatimet.
Të ardhurat buxhetore Janar-Korrik: 5% më shumë se vjet, 19% më shumë se parvjet
Nga të dhënat paraprake të Thesarit të Shtetit për periudhën janar-korrik, rezulton se të ardhurat buxhetore ishin 216 miliard lekë të reja (rreth 2 miliard dollarë). Krahasuar me të njëjtën periudhë të 2014-ës, të ardhurat ishin 5% më të mëdha, ndërsa krahasuar më të njëjtën periudhë të 2013-ës, ishin 19% më të mëdha. Sidoqoftë, parashikimi në fillim të vitit ishte që ato do të ishin 9% më të mëdha se vjet dhe 23% më të mëdha se parvjet.