"Me mish e me shpirt", po emri i Veliajt del në humnerën e pensioneve për vitin 2014

Postuar në 03 Shtator, 2015 20:28

Për të kuptuar se si po e lufton qeveria informalitetin dhe ku po shkojmë me financat mjafton ky raport i Kontrollit të Lartë të Shtetit për skemën e kontributeve të sigurimeve shoqërore gjatë vitit 2014. Gropa e lënë nga qeveria e mëparshme në fondin e sigurimeve po kthehet në humnerë dhe kjo e konfirmuar nga të dhënat zyrtare të Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Ja se çfarë thotë raporti:

Defiçiti i skemës së sigurimeve shoqerore në fund të vitit 2014 arriti në vlerën 20,8 miliardë(mbi 148 milionë euro) lekë, ndërkohë projeksionet e vetë institucionit nuk janë premtuese, shpenzimet e skemës priten të jenë më të larta se të ardhurat e parashikuara.

Detyrimet debitore ndaj skemës vijojnë të rriten ndjeshëm duke arritur në vlerën 10 miliardë lekë(mbi 71 milionë euro), pra konstatohet një shtesë vjetore prej 532 milionë lekë.

Nga auditimi ka rezultuar se si faktor kryesor influencues në thellimin e borxhit të Degës së Pensioneve vazhdon të jetë shmangija nga pagesat e kontributeve. Në referencë të të dhënave të INSTAT na rezulton se forcat e punës në shkallë kombëtare rezultojnë 1,067,000 forca pune, nga të cilat 925,000 forca pune rezultojnë të punësuar dhe 145,000 forca pune të cilat trajtohen me ndihmë ekonomike, për sa më sipër duhet të derdhin kontribute 780,000 personat e deklaruar në forcat e punës. Punonjës të siguruar gjithsej dhe që paguajnë kontribute rezultojnë 654,563 kontribues, duke treguar se rreth 125,437 forca pune të cilat nuk derdhin kontribute.

Nga sa kemi konstatuar, verifikohet se ndërmjet DPT, Drejtorive Rajonale të Degëve Tatimore, Inspektorateve të Punës si dhe Drejtorive Rajonale të Sigurimeve Shoqërore nuk ka bashkëpunim, koordinim, shkëmbim informacioni për këtë qëllim, për rrjedhojë nga indiferentizmi i këtyre institucioneve i krijohet buxhetit të shtetit një shmangie vjetore e madhe në kontribute, fakt që sjell thellim vit pas viti të deficitit të kësaj skeme”

Ky është realiteti sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit, ndërsa paragrafi më poshtë është realiteti që na ka përcjellë  kryeministri  Rama përmes deklaratave për skemën e sigurimeve gjatë vitit 2014, institucion në varësi të ish-ministrit të Mirëqënies Sociale, Erion Veliaj.

“Vitin e shkuar në 2014 si pasojë e punësimit real dhe si pasojë e rritjes së formalizimit në ekonomi dhe e nxjerrjes nga kthetrat e skllavërisë së shumë njerëzve, duke detyruar sigurimin e tyre, kemi 81 mijë e disa qindra shqiptarë në librin e pagave, të taksave dhe të sigurimeve. Këto janë lehtësisht të verifikueshme. Nuk janë propagandë dhe as konkluzione të nxjerra nga pikëpamje të ndryshme mbi shifrat. Përfytyroni se çfarë kurajoje, përfytyroni se çfarë pafytyrësie duhet që pasi të kesh qeverisur vendin  dhe shoqërinë tënde me metoda të tilla dhe pasi të kesh braktisur një rrugë pa krye, mijëra e mijëra njerëz, nëpunës të shtetit apo të sektorit privat, të flasësh sikur ke ardhur nga hëna dhe vetëm të akuzosh dhe të përbaltësh çdo ditë ata të cilët po përpiqen me mish e me shpirt, ditë natë që në radhë të parë të mbushin gropat e hapura që janë hendeqe të mëdha mes nesh dhe Shqipërisë që duam dhe shqiptarët meritojnë”

http://zeri-popullit.com/index.php?option=com_content&vieë=article&id=7845:nis-skema-e-re-e-pensioneve-rama-abuzuesit-me-sigurimet-e-punonjesve-para-ligjit&catid=71:kryesore&Itemid=124

 

l.m

Comments

Submitted by genti (not verified) on

o "ju tirana" kur do beni parti e te nisni te jepni ide politike,apo tre muaj para zgjedhjeve te 2017..?!duhet nje alternative ne kete vend.ketu kudo nga te kthehesh jane te se njejtes rrace.pd cope cope,lsi dihet,piktori me shume shpresa po i del boja shpejt..do vine zgjedhjet e reja dhe un sdi kujt ti jap voten ne ate vend te qelbur

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.