Ekonomi
Rrëfehet Cani, shikon vetëm suksese dhe i beson FMN-së
Ministri i Financave është i bindur se bashkë me qeverinë kanë ardhur me një mission, të bëjnë shtet dhe këtë thotë se në një fare mënyrë ia kanë arritur falë traditës dhe suksesit në disa reforma kyçe, si ekonomi, shëndetësi, energjetikë e ndarjen administrative. Në një intervistë për Shqiptarja. com ai thotë se qeveria nuk ka dështuar në asnjë nga politikat e saj. “Nuk ka dështime në asnjë nga reformat e ndërmarra. Tashmë suksesi i reformës në energji, në reformën administrative-territoriale, në shëndetësi, etj. janë evidente”-thekson ministri.
Tregu i deformuar i duhanit. Kompania JTI propozon që akciza të mos rritet më
Qeveria mendoi të rriste vitin që shkoi, akcizën për duhanin. Kjo me idenë e një lufte për të mirën e shëndetit publik. Duket se rritja e akcizës ishte menduar që të kompensonte edhe rënien e menduar të sasisë së konsumuar si pasojë e kësaj politike. Mirëpo asnjë nga këto nuk ndodhi. Duhani i dredhur doli në skenë krejt papritur si alternativë, përveç krijimkt të stokut nga kompanitë e tregtimit të cigareve. Për pasojë është krijuar një anomali. Për të korrigjuar këtë “gabim” kompania shumëkombëshe Japan Tobacco International shprehet për revistën “Monitor” se nevojiten disa ndërhyrje:
Informaliteti, si bëhet evazioni tek të mëdhenjtë me dy bilance
Të ardhurat buxhetore janë në vështirësi me një mungesë 120 milionë USD nga planifikimi vjetor për gjashtëmujorin e parë, në një kohë që ngarkesa fiskale është rritur në 50% në tatimin mbi të ardhurat personale dhe tatimin mbi fitimin. “Monitor” shkruan se ndërsa rritja e taksave është konsumuar pa dhënë rezultat, ekonomia nuk po rritet me ritmet që priteshin dhe kriza në Greqi ka shtrirë tentakulat edhe në Shqipëri, qeverisë nuk i ka mbetur shteg tjetër, veçse t’i drejtohet formalizimit të ekonomisë nëpërmjet një aksioni masiv.
Briseida ngarkon me përgjegjësi Canin për humbjen në tatime
Mosrealizimin e të ardhurave në tatime drejtoresha Briseida Shehaj nuk e sheh si përgjegjësi të punës së saj dhe administratës që drejton, por të një takse që sipas saj dha efekte negative në buxhet. Bëhet fjalë për taksën mbi dividentin që nga 10% u rrit me propozim të ministrit Cani në 15%.
Ankesë nga Kosova: Shqipëria po bllokon eksportin e rrushit tonë
Ministri i Bujqësisë i Kosovës, Memli Krasniqi ka ngritur shqetësimin se Shqipëria po krijon probleme për eksportin e rrushit të Kosovës. “Fqinjët janë duke na bërë shumë problem në eksport. Vreshtarët tanë kanë problem të plasojnë rrushin e tyre edhe në Shqipëri. I kanë 100 bllokada për me shitë rrushin në Shqipëri”, ka thënë Krasniqi, cituar nga “Koha Ditore”. Sipas tij, kjo sjellje e Shqipërisë nuk është reciproke, pasi autoritetet e Kosovës janë shumë liberale ndaj eksporteve nga Shqipëria. “Ne blejmë rrush në Shqipëri pa asnjë problem.
Investimet publike ndjekin trendin e një viti më parë: atë të mosrealizimeve
Duket se niveli i investimeve publike gjatë 8-mujorit, ka ndjekur trendin e një viti më parë, atë të mosrealizimit. Në një kronikë të trasmetuar nga “Tv Scan”, thuhet se ndonëse 6 mujori i parë i këtij viti ishte periudhë parazgjedhore, ku sipas eksperiencave të mëparshme duhet të kishim një “bum” investimesh publike, ka ndodhur e kundërta. Edhe gjatë vitit të kaluar për qeverinë pati kritika si nga opozita edhe nga institucionet financiare ndërkombëtare për nivelin e ulët të investimeve publike.
Raporti i BSH: Remitancat, emigrantët dërguan 305 milionë euro për 6 muaj
Në tremujorin e dytë të këtij viti kanë hyrë në ekonominë shqiptare 360 milionë euro. Sipas një shkrimi në “Gazeta Shqiptare” dy zërat që kanë injektuar më shumë para në ekonomi janë remitancat dhe investimet e huaja direkte. Të dhënat janë bërë të ditura në raportin e fundit të Bankës së Shqipërisë, ku mësohet se dërgesat nga emigrantët në periudhën prillmajqershor janë rritur me 17.6% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Dy modele të ngjashme për aferat me energjinë
Paralelisht me dyshimet për përfshirjen në marrje rryshfeti të Ilir Metës nga një prej kompanive të ngarkuara për mbledhjen e borxheve CEZ, raportimet në media flasin për implikimin e politikanëve të qeverisë së kaluar në afera që kanë të bëjnë me ndikimin e tyre në KESH për të ulur çmimin e energjisë që Koprorata Elektroenergjetike do t’i shiste kompanisë çeke.
Të ardhurat buxhetore: 5 % më shumë se vjet, 20 % më shumë se parvjet, 4 % më pak se parashikimi
Nga të dhënat e fundit të Thesarit të Shtetit, rezulton se të ardhurat buxhetore gjithsej për periudhën janar – gusht ishin 248 miliardë lekë të rinj. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, rritja është 5 %. Krahasuar me dy vjet më parë, rritja është 20 %. Ndërkohë, krahasuar me parashikimin në fillim të vitit, realizimi është 4 % më pak.
400 mijë të punësuar në të zezë
Në Shqipëri ka rreth 400 mijë të punësuar në punë të zezë. Krahasimi i të dhënave të Anketës së Forcave të Punës së INSTAT për numrin e të punësuarve në tremujorin e dytë të vitit 2015 nxjerr në pah faktin se një pjesë e mirë e të punësuarve nuk kontribuojnë në skemën e sigurimeve. Numri i të punësuarve të moshës 15-64 vjeç aktualisht është 1.048.908 persona, kurse kontribuues në skemën e detyrueshme të sigurimeve shoqërore janë 654 563 vetë. Ky numër ulet nëse heqim personat me ndihmën ekonomike dhe kategori të tjera që kontributet ua paguan shteti.