Ankesë nga Kosova: Shqipëria po bllokon eksportin e rrushit tonë
Ministri i Bujqësisë i Kosovës, Memli Krasniqi ka ngritur shqetësimin se Shqipëria po krijon probleme për eksportin e rrushit të Kosovës. “Fqinjët janë duke na bërë shumë problem në eksport. Vreshtarët tanë kanë problem të plasojnë rrushin e tyre edhe në Shqipëri. I kanë 100 bllokada për me shitë rrushin në Shqipëri”, ka thënë Krasniqi, cituar nga “Koha Ditore”. Sipas tij, kjo sjellje e Shqipërisë nuk është reciproke, pasi autoritetet e Kosovës janë shumë liberale ndaj eksporteve nga Shqipëria. “Ne blejmë rrush në Shqipëri pa asnjë problem. Në fakt AVUK-u bashkë me Doganën ia ka lehtësuar punën shumë duke ia dërguar inspektorët në Morin. Ndonjëherë këta (AVUK dhe Dogana v.j) janë aq liberalë, saqë nuk ua këqyrin krejt kriteret edhe kushtet e mjeteve transportuese, thjesht për me lehtësu tregtinë me Shqipërinë dhe me u mund me i respektu marrëveshjet dhe parimet të cilat ne i kemi shpreh për me pas një treg funksional dhe unifikues, por që na fatkeqësisht nuk po e gjejmë qasjen e njëjtë edhe andej”, ka thënë Krasniqi. Ky nuk është rasti i parë që problemet tregtare mes të dy vendeve tradhtojnë gjoja dashurinë patriotike dhe premtimet se çdo gjë do të rregullohet.
Add new comment