Dy modele të ngjashme për aferat me energjinë

Postuar në 11 Shtator, 2015 22:59

Paralelisht me dyshimet për përfshirjen në marrje rryshfeti të Ilir Metës nga një prej kompanive të ngarkuara për mbledhjen e borxheve CEZ, raportimet në media flasin për implikimin e politikanëve të qeverisë së kaluar në afera që kanë të bëjnë me ndikimin e tyre në KESH për të ulur çmimin e energjisë që Koprorata Elektroenergjetike do t’i shiste kompanisë çeke. Kështu sipas agjencisë BIRN  qeveria shqiptare përmes ndërhyrjeve nga brenda në vitin 2012 ka ulur çmimin e energjisë elektrike, që ÇEZ merrte nga KESH nga 2.83 lekë për KV, në 2.2 lekë për KV, në mes të vitit, me fuqi prapavepruese.  Sipas BIRN akuza bëhet më rëndë, pasi nga hetimi që po bëhet në aferën mes kompanisë DIA dhe ÇEZ, kanë dalë dokumente ku besohet se rreth 1.5 milion euro të dhëna për një konsulencë për studim tregu, janë përdorur për të korruptuar ERE dhe qeverinë shqiptare. Nëse dyshimet do të rezultojnë të vërteta përgjigjegjësia padyshimim është e qeveritarëve të kaluar që duhet të përballen me drejtësinë për të sqaruar pozicionin e tyre.  Por edhe procedurat e ndjekura në shitblerjen e energjisë nga KESH pas ndryshimit të qeverive lënë sërish vend për dyshime që kanë të bëjnë me konfigurimin e tregut në dëm të interesave të konsumatorëve. Kështu për thuajse dy vjet OSHEE detyrohej të blente energjinë e prodhuar nga KESH në kushtet e tepricës së prurjeve në tregun rajonal, pasi KESH I hapte procedurat pa njoftuar paraprakisht Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, duke rritur kostot për blerjen e energjisë në vend. Pra nëse zyrtarë të qeverisë së kaluar kanë lobuar nën tavolinë për të ulur çmimet e KESH për CEZ, këta të tanishmit kanë lënë të funksionojë një model tregu që ka thelluar borxhin e OSHEE. Në të dyja rastet ka përgjegjësi ligjore dhe modelet nuk ndryshojnë shumë nga njëri-tjetri.

l.m

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.