Ekonomi
Banka e Shqipërisë u kërkon bankave të nivelit të dytë të çlirohen nga kolateralet
Bankat e nivelit të dytë në Shqipëri janë kthyer në pronare të mëdha pasurish të paluajtshme që vlerësohen në 160-200 milionë euro. Kjo përbën një ngarkesë të madhe, që ngurtëson një kapital, i cili rrezikon të qëndrojë i tillë nëse bankat nuk ndryshojnë qëndrim dhe sjellje.
A mund të bëjë PD avokatinë e ish-pronarëve?
Partia Demokratike doli sot me një deklaratë, duke i kërkuar Gjykatës Kushtetuese të rrëzojë ligjin e pronave të ankimuar nga Presidenti dhe partitë opozitare. Deputeti, Oerd Bylykbashi tha se PD është një parti në mbrojtje të ish-pronarëve. "Ne qëndrojmë në mënyrë absolute të drejtës së pronarëve për të rimarë pronën që në mënyrë të padrejtë u është marrë para më shumë se 70 viteve. Do të garantojmë në mënyrë maksimale që kjo e drejtë të shkojë në mënyrë përfundimtare dhe të plotë tek pronarët.
ALBtelecom mbështet Autoritetin Rrugor Shqiptar për ndriçimin e hyrjes së autostradës Tiranë-Elbasan
Kaos vlerësimesh për ekonominë, ministri i Financave: “Kemi lënë pas krizën”
Ekonomia është mirë dhe Shqipëria e ka lënë pas krizën. Kështu mendon të paktën ministri i Financave, Arben Ahmetaj, i cili gjatë një takimi për zhvillimin ekonomik, zhvilluar me deputetë të Kuvendit në Komisionin e Ekonomisë, u shpreh optimist. “Shqipëria ka kapërcyer kërcënimet ekonomike dhe shkaku kryesor i rritjes janë reformat e ndërmarra nga qeveria aktuale si dhe investimet e huaja dhe vendase. Transparenca e shifrave është me shumë rëndësi.
Fluturimet drejt Italisë, 60-70% më të shtrenjta
Çmimet e biletave të avionëve nga Shqipëria drejt Italisë kanë shënuar një rritje të ndjeshme prej 60-70% ditët e fundit. Mesatarisht, sipas të dhënave nga agjencitë e udhëtimit, nga 120-160 euro që ishin çmimet e biletave më parë, për destinacionet e Italisë, tani ato janë mesatarisht 200-240 euro.
D. Gjiknurit nuk i ecin konçesionet. Manjani i kthen mbrapsht konçesionin e ndriçimit të Duranës, bashkë me një leksion të vockël në planin juridik
Konçesionet e iniciuara nga ministria e Damian Gjiknurit, ajo e Energjetikës, duket se nuk kanë “këmbën e mbarë”. Kjo edhe sepse aleati në qeverisje, Lëvizja Socialiste për Integrim, është kujtuar së fundmi që të “fusë në shina” ligjore konçesionet e qeverisë “Rama”, qoftë përmes iniciativave ligjore, qoftë përmes interpretimit të legjislacionit në fuqi.
Sejko: Duhet të kishim rritje më të madhe ekonomike
Guvernatori i bankës së Shqipëri Genti Sejko është shfaqur optimist për perspektivën ekonomike të vendit ndonëse 2015 u mbyll nën parashikimin një normë rritje 2.6 për qind, dhe për më tepër kur 3 muajt e parë të vitit shënuan rënie të fuqisë blerëse. Sipas tij, rritja ekonomike e Shqipërisë duhet të ishte më e lartë. Por në një intervistë për Zërin e Amerikës, Guvernatori Sejko deklaroi se në rënien nga objektivi ndikoi kriza në Greqi dhe përmbytjet.
Rënie drastike e konsumit?
Në mediat shqiptare online, binte sot në sy një lajm që njoftonte se ka patur një rënie drastike të konsumit privat në 2015-ën me …0.15%! Vetë kjo shifër nuk sugjeron që të përdoret cilësori “drastike” për rënien, por më e rëndësishme është që, në këtë rast, është përdorur një statistikë e ngurtë, që nuk merr parasysh dinamikën e konsumit privat përgjatë tremujorëve të ndryshëm të vitit.