Ekonomi
Rritja e pagës mesatare vetëm 0.3%, e konsumit për frymë vetëm 0.1%
Anketa e forcave të punës, zhvilluar nga INSTAT-i, tregon se rroga mesatare bruto në vitin 2015 arriti në 46,830 lekë në muaj, ose 335 euro (1 euro=140 lekë). Ky nivel shënon një rritje prej vetëm 0.3%, krahasuar me vitin e mëparshëm. Të dhënat e publikuara nga INSTAT-i për PBB-në tregojnë se konsumi mesatar për frymë vjet ishte 210 euro në muaj, ose vetëm 0.1% më shumë se në 2014-ën.
Ekonomia në krizë likuiditeti, thellohen borxhet në disa sektorë
Ekonomia e vendit është përfshirë nga një valë e shtuar borxhesh këtë fillimvit, e nxitur nga kriza e sektorit të industrisë, e cila po vuan çmimet e ulëta të naftës dhe mineraleve në tregjet ndërkombëtare dhe klimën jo fort të përshtatshme të ambientit të brendshëm të biznesit.
Nga Damiani tek Ardiani...
Sot Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar nga OSHEE-ja, abuzimi me të cilin sipas saj është 6 miliardë lekë. Bëhet fjalë për blerjen e matësave të rinj, që do të mbyllin boshëllkun që ekziston sipas objektivit të vendosur se brenda verës nuk do të ketë më asnjë konsumator pa matësa.
1 milionë të papunët u bënë 224 mijë në 3 vjet
Opozita e djeshme, sot në qeveri shpalli në 2013 një Shqipëri me 1 milionë të papunë. Kanë kaluar 3 vjet dhe kjo shifër statistikisht sot raportohet 5 herë më e ulët. Sipas Institutit të Statistikave 52,9 % e popullsisë 15-64 vjeç është e punësuar, 11,2 % është e papunë dhe 35,9 % është ekonomikisht jo aktive (jashtë forcave të punës). Në shifra gjatë vitit 2015 numri i të punësuarve në Shqipëri raportohet në 1 087 000 persona, ndërsa të papunët llogariten në 223.864 persona.
Shqipëria, shteti me “gjobën” më të madhe fiskale
Shqipëria është vendi që ofron barrën më të lartë fiskale për investitorët dhe ka incentivat fiskale më të ulta në raport me Maqedoninë, Serbinë, Malin e Zi, Kosova dhe Bosnja. Matrica është përgatitur në mbledhjes së 5 të Këshillit të Investimeve, që u zhvillua dy ditë më parë dhe këtë herë kishte në focus investimet e huaja.
Nga matrica rezulton se, në renditjen rajonale Shqipëria ka barrën më të lartë fiskale për tatimin fitimin 15 %, gati 50% më të larte se norma rajonale për këtë tatim që nuk është më shumë se 10 %. Edhe Serbia e ka tatim fitimin 15%.
ALBtelecom ofron vende të reja pune për ekspertë telekomunikacioni
Merr të përpjetën defiçiti, bie tregëtia me rajonin, Kinën dhe Italinë
Shqipëria ka ulje të shkëmbimeve tregëtare me dy nga partnerët e saj më të rëndëishëm, Italinë dhe Kinën. Instituti i Statistikave raporton se vendet me të cilat importet kanë pasur uljen më të madhe në mars të këtij viti janë, Italia me 1,8 %, Kina me 7,8 % dhe Serbia me 5,1 %, ndërsa dërsa vendet me të cilat eksportet kanë pasur uljen më të madhe janë: Kosova me 32,1 %, Maqedonia me 19,8 %, dhe Kina me 37,1 %. Nga shifat kuptohet se tregëtia me vendet e rajonit është në nivele të uleta dhe po ashtu edhe shkëmbimet me dy partnerët kryesorë të Shqiipërisë.
123 milionë euro dëm në Tatime e Dogana gjatë 2015
123 milionë euro është dëmi që i është shkaktuar buxhetit të shtetit nga sektori i tatimeve dhe doganave. Peshën më të madhe të dëmit e zë sektori i Tatim-Taksave në vlerën e 92 milionë eurove, ndërsa doganat kanë shënuar 31 milionë euro abuzime. Kontrollit i Lartë i Shtetit ka konstatuar një trend në rritje të dëmit ekonomik në këto sektorë krahasuar me vitin 2014.
ALBANIAN BUSINESS BAROMETER: Pesimizëm për 2016-ën
Revista më e re shqiptare, e botuar në anglisht – Follow Business Albania (http://www.followbusinessalbania.com/) – më komisionoi sondazhin periodik ALBANIAN BUSINESS BAROMETER, edicionin e parë të të cilit e zhvillova në periudhen janar-mars. I përmbledhur në një fjali, ky sondazh tregon se në biznesin shqiptar, mbizotëron pesimizmi për vitin në vazhdim. Le ta zbërthejmë me më shumë fjalë këtë fjali.
Parashikimet për punësimin